LAJMI I FUNDIT:

UEFA paralajmëron tifozë, kujdes në treg mund të shiten edhe bileta false për ‘Euro 2016’

UEFA paralajmëron tifozë, kujdes në treg mund të shiten edhe bileta false për ‘Euro 2016’

Portale dhe agjenci ilegale po shesin në mënyrë të vazhdueshme bileta për “Euro 2016”, por nëse tifozët do të bien viktimë e tyre, nuk do të mund të shikojnë ndeshjet e turneut të kësaj vere.

Autoritetet franceze kanë ngritur shqetësimin e biletave false në treg, pas një hetimi të një grupi investigues, që kanë dalë në konkluzionin se bileta të veçanta kanë arritur deri në 5 mijë paund secila, transmeton TCh.

Të gjithë mbështetësve të kombëtareve finaliste dhe turistëve të shumtë, duke përfshirë dhe ata shqiptarë, do t’u kërkohet një mjet identifikimi për t’u futur në stadium, apo në zonat pranë hyrjes së impianteve.


“Asnjë sasi biletash për individë apo grupime nuk po shitet përmes agjencive apo ndërmjetësuesve. Ne inkurajojmë tifozët të mos bien prè e mashtrimeve, por të konsultohen me portalin zyrtar të rishitjes, pasi në të kundërt jo vetëm që paguajnë shumëfish biletën, por shpeshherë nuk munden të futen për të parë ndeshjen”, tha një burim pranë UEFA-s.

Mbi 3 mijë raste mashtrimesh me biletat u raportuan këtë vit vetëm në Britaninë e Madhe. Kërkesat e shumta për një vend në stadiumet e “Euro 2016” kanë sjellë ankande të vërteta, sidomos në “E-Bay” dhe rrjetet sociale, aty ku çmimet e biletave shpesh janë 10-fish nga vlera zyrtare.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Asistimi i pabesueshëm i Raul Jimenez ndaj Cityt po cilësohet si më i miri i vitit

Asistimi i pabesueshëm i Raul Jimenez ndaj Cityt po cilësohet si më i miri i vitit

Premier League
Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haaland do t'i bashkohet Barcelonës në verë

Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haaland do t'i bashkohet Barcelonës në verë

Premier League
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Flick zbulon se kujt i takojnë meritat kryesore për transferimin e Szczesnyt tek Barcelona

Flick zbulon se kujt i takojnë meritat kryesore për transferimin e Szczesnyt tek Barcelona

La Liga
Kalo në kategori