Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në qoftë se numri i spermatozoideve të një mashkulli është më pak se 20 milionë për mililitër, ai konsiderohet në rrezik për të qenë jopjellor.
Numri i ulët i spermatozoideve, i njohur ndryshe si oligospermia, është një nga shkaqet më të shpeshta të infertilitetit mashkullor. Ka disa faktorë që mund të çojnë në numër të vogël të spematozideve, por shkaku më i shpeshtë dhe më i parandalueshëm është ekspozimi ndaj nxehtësisë së tepruar.
Hulumtuesit kanë gjetur se arsyeja pse testikujt e një njeriu janë jashtë trupit dhe jo në bark sikurse vezoret është për shkak se temperatura ideale për prodhimin e spermës është tre deri në katër gradë nën temperaturën normale trupore.
Çdo ngritje temperature prej një gradë e ul numrin e spermatozoideve për 40 përqind.
Mbingrohja e përkohshme e testiseve mund të rezultojë nga ekspozimi ndaj gjërave të tilla si sauna, banjot e nxehta, llaptopët, telefonat celularë, veshjet e brendshme të ngushta, dhe çiklizmi.
Përveç kësaj, ekspozimi ndaj nxehtësisë për një periudhë të gjatë kohore, sikurse në profesione ku duhet qëndruar ulur me orë të tëra, mund të rezultojnë në fertilitet të dëmtuar në mënyrë të përhershme.
Një eksperiment tregoi se temperatura e qeses së testiseve u ngrit për 2.2 gradë brenda dy orëve të ngasjes së makinës. Sa i përket atyre që punojnë me kompjuterë, një tjetër studim i fundit i paralajmëroi të rinjtë që ta kufizojnë kohën që ata përdorin laptopë në prehrin e tyre, pasi testet treguan se nxehtësia nga bateria e llaptopit e dëmto prodhimin e spermës.
Mënyra më e mirë për meshkujt që ta ruajnë shëndetin e farës së tyre është që sa më pak t’i ekspozohen nxehtësisë, të mbathin të brendshme të rehatshme, të freskohen gjatë verës ngase temperaturat e larta ulin numrin e spermatozoideve, të ushqehen mirë, dhe të mos qëndrojnë ulur me orë të tëra.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk urinoni pas marrëdhënies intime? Simptomat zbulojnë infeksione
Embolia pulmonare është një pasojë më e madhe e vdekjes sesa ataku në zemër: Simptomat kryesore shihen në këmbë
Cilat ushqime kanë më shumë vitaminë C? Është e rëndësishme të mos e teproni, kjo është doza e lejuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak