Edhe pse janë pak në numër gratë deputete të Kuvendit të Kosovës duket se qëndrojnë mjaftë mirë ekonomikisht.
Ndër deputetet më të pasura sipas raportit të Agjencisë Kundër Korrupsion të Kosovës është Time Kadriraj.
Ajo ka një pasuri të përbashkët në vlerë prej 395 mijë eurove ndërsa vitin e kaluar ka blerë një banesë prej 45 mijë eurosh.
Kursimet e deputetes Kadrijaj në bankë kapin vlerën prej 30 mijë eurove e keq nuk qëndron as me të hyrat vjetore, ajo merr 23 mijë euro nga paga dhe mëditjet në Kuvendin e Kosovës.
Përveç saj edhe Teuta Haxhiu ka pasuri të bollshme, sipas deklarimit të bërë.
Vlera e pasurisë së paluajtshme të saj është 300 mijë euro, po ashtu është në procedurë për të blerë një banesë prej 40 mijë eurove.
Ajo që qëndron mirë nga gratë e Partisë Demokratike të Kosovës është Margarita Kadriu – Ukelli.
Pasuria e trashëguar e saj ka çmimin 350 mijë euro, ndërsa ka 100 mijë euro kursime në bankë, e i ka të huazuara 160 mijë euro, shkruan Gazeta Fjala.
Kolegia e Kadriut, Labinotë Murtezi – Shala ka deklaruar afro gjysmë milioni euro toka e shtëpi, të cilat thotë se janë blerë nga vjehrri i saj.
Ajo me paratë nga paga si deputete ka arritur të blejë një veturë Golf, ndërsa veturën tjetër Passat e traktorin ia ka siguruar vjehërri.
Kushtet mirë ekonomikisht i ka edhe Flora Brovina.
Banesa e saj ka çmimin 65 mijë euro, ndërsa të hyra vjetore ka 25 mijë euro.
Duda Balje me lokal 200 mijë euro
Ajo që dallohet nga shoqet e saj të PDK- së, për shkak të pasurisë së vogël është Ganimete Musliu.
Krejt çfarë ka deklaruar deputetja janë 7 mijë euro kursime në bankë.
Ndërkaq nga radhët e minoriteteve ajo që ka regjistruar pasurinë në shifra të mëdha në AKK është Duda Balje. Lokali, banesa e saj dhe toka kushtojnë 500 mijë euro.
Vozit një veturë “Toyota” që ka vlerën prej 12 mijë eurove, derisa ka 31 mijë euro të hyra vjetore.
Ndërkohë Jelena Bontic i ka 72 mijë euro në bankë, ka veturë 10 mijë euroshe, të hyrat vjetore të saj janë 24 mijë euro duke i përfshirë pagat dhe mëditjet, shkruan Gazeta Fjala.
E Alma Lama ka 2 banesa të përbashkëta në vlerë 110 mijë euro, 17 mijë euro në bankë, e një shifër të njëtë e merr edhe nga të hyrat vjetore.
Deputetet në Kredi
Ajo që duhet të kalojë kah bankat në vendin tonë çdo muaj për t’i paguar këstet është Albulena Haxhiu. Vlera e kredisë së saj është 9 mijë euro.
Në Vetëvendosje duket se Haxhiu nuk është e vetmja që është në kredi. Edhe Aida Dërguti ka detyrime financiare në vlerë prej 29 mijë eurove.
Kredi prej 8 mijë eurove për blerjen e garazhit dhe të banesës duhet të paguajë edhe Vjosa Osmani.
Ndërsa edhe Melihate Tërmokolli e Blerta Deliu janë në kredi.
Tërmokolli duhet të paguajë 18 mijë euro e Deliu 10 mijë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i ASK-së për pagën mesatare në sektorin publik, Murati: Edhe njëherë demantohen të pavërtetat e opozitës
Bajrami akuzon LVV-në për propagandë rreth “Planit të Rritjes” nga BE-ja: Kosova mund të përfitoj vetëm pas krijimit të Asoicacionit
BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp