LAJMI I FUNDIT:

Tetovari dhunohet duke pirë kafe

Tetovari dhunohet duke pirë kafe

Në SPB Tetovë mbrëmë rreth orës 19 e 30, M.S.(43) nga Tetova ka lajmëruar se dy tetovar rend e kanë sulmuar përderisa ka qenë në kafe.

Ashtu si njoftuan nga policia, ndërsa M.S. ka thënë se në orën 17 e 30 min ka qenë i ulur në njërën prej tavolinave të një lokali në rrugën Kiro Risteski Drnc kur ka ardhur N.M.(33) nga Tetova dhe kanë nisur një diskutim verbal, pas së cilës fizikisht e ka sulmuar. M.S. ia ka kthyer ku njëri prej personave prezent i ka ndarë, transmeton TetovaSot.

N.M. ka ikur dhe pas një kohe të shkurtër ka ardhur B.A.(33) nga Tetova i cili ka nisur që ta ofendoj dhe ia ka drejtuar thikën të njëjtit. Lajmëruesi i rastit e ka kapur për dore dhe ka arritur që t`ia marr thikën.


Pas një kohe të shkurtër N.M. përsëri ka ardhur dhe sipas rrëfimit të paraqitësit të rastit, duke iu kërcënuar me pistoletë e ka urdhëruar që t`ia kthej thikën B.A. dhe pasi që ia ka kthyer N.M. dhe B.A. përsëri fizikisht e kanë sulmuar.
Personat e dyshuar janë arrestuar dhe me të njëjtit është kryer një bisedë informative në SPB Tetovë, ndërsa pas zbardhjes së tërësishme të rastit do të ngritet padi adekuate./Telegrafi/