LAJMI I FUNDIT:

Shpërndahen 228 policë në Maqedoni

Shpërndahen 228 policë në Maqedoni

Në stacionin policor me kompetenca të përgjithshme “Kisela Voda” sot u dhanë vendimet e reja për shpërndarjen e 228 policëve të cilët deri më sot janë shpërndarë në territorin e SPB Shkup, gjegjësisht jashtë vendbanimit të tyre.

Vendimet i dha ministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov dhe drejtori i Byrosë për siguri publike, Gorance Savoski, të cilët realizuan edhe takime me SPB Shkup.

Policët prej tani do të kanë mundësi që njohurinë dhe përvojën e tyre ta zbatojnë në pozicionet e reja të punës të cilat gjenden në vendbanimet e tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.


“Këto vendime janë sjellë në pajtim me prioritetet bazë të vërtetuara në Strategjinë për menaxhimin me resurset njerëzore në ministrinë e punëve të brendshme dhe me qëllim përforcimin e kapaciteteve personale në sektorët rajonal të punëve të brendshme si dhe me qëllim kujdesin e aspektit ekonomiko-social të policëve”, thuhet në njoftimin nga MPB-ja./Telegrafi/