LAJMI I FUNDIT:

Roja rrëfen si i zbuloi ‘terroristët’ te Liqeni i Badovcit (Video)

Roja rrëfen si i zbuloi ‘terroristët’ te Liqeni i Badovcit (Video)

Njëri nga dëshmitarët kyç në rastin e njohur si “Badovci” ka rrëfyer në “Drejtësia në Kosovë” për zhvillimet e mesnatës së 10 korrikut të vitit të kaluar.

Rojtari i liqenit ka dhënë detaje për mënyrën se si u zbulua plani për të filmuar video propagandistike të ISIS-it në plazhet e liqenit të Badovcit.

Milam V. ka dhënë detaje se si njëri nga rastet e terrorrizmit u zbulua krejt rastësisht kur rojat e liqenit dyshuan se dikush po tentonte të vendoste rrjeta ilegale për të peshkuar në liqenin 15 kilometra në lindje të Prishtinës.


“Kemi menduar se janë peshkatarë dhe i kanë vendosur rrjetat. Kur e kemi ndalë makinën dhe e kemi kontrolluar kemi hasur në maska dhe uniforma ushtarake”, ka rrëfyer dëshmitari për “Drejtësia në Kosovë”.

Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Enis Latifii, Milazim Haxhia dhe Fehmi Musa, ishin arrestuar në mesnatën e 10 korrikut, në afërsi të liqenit të ‘Badovcit’, nën dyshimin se ishin duke përgatitur ndonjë akt terrorist tek diga e liqenit. Prokuroria pretendon se grupi pati për qëllim filmimin e një videoje me përmbajtje propagandistike për organizatën terroriste ISIS. Grupi është duke u gjykuar në gjykatën e Prishtinës.

Dëshmitari i terrorizmit ndihet i kërcënuar

Pak javë pasi kishte lajmëruar policinë se në afërsi të Badovcit ka lëvizje të personave të dyshimtë familja e Milaim V. ishte vizituar nga të afërm të njërit nga të akuzuarit.

Sipas rrëfimit të Milaimit, i cili është transmetuar në “Drejtësia në Kosovë”, të deleguarit kanë kërkuar nga ai të mos dëshmojë në gjykatë në njërin nga rastet më të përfolura të terrorizmit.

“Kanë ardhë një i afërm i yni dhe na ka thënë se familja e të dyshuarit e ka dërguar të na kërkojë të mos shkojmë në gjykatë”, ka rrëfyer Milaimi për “Drejtësia në Kosovë”.

Ai ka shtuar se për presionet e ka njoftuar Policinë e Kosovës të cilët i kanë marrë një deklaratë.

E kontaktuar nga emisioni, prokurorja e rastit të Badovcit, Drita Hajdari, ka thënë se për këto pretendime ka autorizuar një hetim të Policisë së Kosovës.

Milaim V. ka rrëfyer të premten në emisionin “Drejtësia në Kosovë” mënyrën se si arriti të zbulojë tentativën e grupit prej 5 personash për të filmuar video propagandistike të ISIS në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Arrestimet ishin kryer në korrik të vitit 2015 ndërsa ngjarja kishte bërë bujë për shkak të frikës se njëri nga bazenet kryesore që e furnizon kryeqytetin me ujë mund të ishte cak i aktivitetit terrorist.

Në trend Lajme

Më shumë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë

Kronika e Zezë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
​Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj

​Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj

Shëndetësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Ahmeti: Shqiptarët do ta mbrojnë gjuhën shqipe që e fituam me gjak e sakrificë

Ahmeti: Shqiptarët do ta mbrojnë gjuhën shqipe që e fituam me gjak e sakrificë

Lajme
Kalo në kategori