LAJMI I FUNDIT:

“Revolucionerët Laraman” sërish e ngjyrosin Qeverinë

“Revolucionerët Laraman” sërish e ngjyrosin Qeverinë

Përkrahësit e lëvizjes „Protestoj“ sonte në mbrëmje sërish kanë mbajtur protestë në shtegun e zakonshëm në qendrën e qytetit, ndërsa shënjestër e parë e “Revolucionit Laraman” ishte shatërvani „Luftëtari mbi kalë“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç tashmë është bërë zakon, protesta filloi para PSP, por sonte nën moton “I kallëzuari shkruan kallëzime penale”, dhe në përkrahje të shtatë të dyshuarve në Shkup dhe 26 në Manastir. Prej PSP protestuesit u drejtuan kah Qeveria dhe Kuvendi, ndaj të cilëve edhe sonte me anë të llastiqeve gjigante u hodhën tullumbace me ngjyrë.

Fjalim para Kuvendit mbajti Ismail Maliqi – Icko, njëri nga ata të cilët u kallëzua penalisht. Ai u shpreh se kjo aspak nuk do ta frikësojë dhe se do të vazhdojë me aktivitetet e tija si deri më tani.


Protestës iu drejtua edhe Frosina Remeneski nga LSDM, e cila ironizoi me audio xhirimet sipas të cilëve ish kryeministri Nikolla Gruevski për vendimet e tij është konsultuar me fallxhore.

“Bulevardi para Qeverisë do ta mbajë emrin “Revolucioni Laraman“ – ka porositur Remenski Tashevska.

Përndryshe protesta qytetare në Shkup dhe qytetet tjera të Maqedonisë kanë hyrë në javën e tetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori