Ministria e Kulturës bën të ditur se profesoreshat e muzikës Seniha Spahiu dhe Sevime Gjinali janë lauretae të Çmimit për vepër Jetësore për muzikë “Niketë Dardani” për vitin 2015, ndërsa çmimi për Vepër Jetësore në fushën e kinematografisë “Bekim Fehmiu” i ndahet aktorit Bislim Muçaj.
Kurse për çmimet vjetore në fushën e muzikës janë nderuar veprat e kompozitorëve: Dafina Zeqiri- Nushi për “Fantazia e Fuga” për duo pianistik, Mendi Mengjiqi për “Suitë shqiptare për orkestër harqesh”, Kreshnik Aliçkaj për “Koncert për violinë e piano e orkestër” si dhe Drinor Zymberi për “Cantata Metamorphosis” për solistë, kor e orkestër.
Ndërkaq, çmimi vjetor për kinematografi i është ndarë producentit të filmit “Shok”, Eshref Durmishit.
Juritë profesionale për çmimet për Vepër Jetësore në fushat e Muzikës “Niketë Dardani” respektivisht Kinematografi “Bekim Fehmiu” kanë qenë në përbërje të Akademik Zeqirja Ballata, kompozitorit Valton Beqiri dhe Baki Jashari, kompozitor dhe dirigjent.
Ndërsa juria profesionale që ka vlerësuar çmimet për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” për Kinematografi, dhe çmimet vjetore ka qenë në përbërje të Xhevat Qorraj – aktor, Isa Qosja – regjisor, Menduh Nushi – kameraman, Igballe Qena – aktore dhe Jahi Jahiu – dramaturg.
Çmimet e muzikës ndahen me datë 8 qershor në një solemnitet në MKRS, ndërsa çmimet nga fusha e kinematografisë do të ndahen me datë 10 qershor.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete