Përbërësit:
▪ 2 kofshë/shpatull pule me lëkurë (apo më shumë, sipas nevoje)
▪ 8 gjethe spinaqi
▪ vaj, kripë, piper
▪ shkopi një druri (për mbështjellje)
Mbushja:
▪ 150 gr. filetë të bluara pule
▪ 1 vezë
▪ ajkë qumështi apo verë e bardhë, sipas nevoje
▪ lëkurë limoni
▪ borzilok të freskët
▪ kripë
Përgatitja:
Nga pjesa e sipërme e kofshës, heqim kockën. Mishin e kriposim dhe i shtojmë piper.
Filetën e pulës e bluajmë dhe e përziejmë me vezë dhe sipas nevojës, shtojmë pak ajkë qumështi apo verë të bardhë.
Masës së krijuar, i shtojmë kripën, lëkurën e limonit dhe borzilok të freskët.
Ata që ruhen nga kaloritë, mund ta heqin lëkurën nga mishi.
Kofshët i vendosim mbi tavolinën e punës me pjesë të lëkurës poshtë dhe mbushjen e përgatitur e fusim brenda kofshës (gjysmën e mbushjes e kursejmë).
Gjethet e spinaqit i shpërlajmë me ujë të ftohtë, i vendosim në mbushje dhe i lyejmë me mbushjen e mbetur.
Mishin e sjellim përmbi mbushje, në mënyrë që të përfitojmë formën fillestare të kofshës.
Kofshët e mbushura, i lidhim me shkopinjtë e drurit në mënyrë që të ruhet forma e kofshës edhe gjatë pjekjes.
Në tigan, nxehim pak vaj dhe kofshët i skuqim shpejt, në të dyja anët. Deri në fund, i pjekim në furrë, përafërsisht për 25 minuta, në 180 °C.
Kofshët konsiderohen të pjekura, atëherë kur mund ta fusim lehtë gjilpërën në mish, me ç’rast në sipërfaqe shfaqet pika e pastër e lëngut të mishit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTavë me spinaq
Mjaltë me luleradhiqe: Parandalon kollën, pastron mëlçinë, forcon imunitetin
Rizoto e shpejtë me ton: Një pjatë e shkëlqyer dhe e shpejtë
Pite nga fasulja: Është e mirë për racion, por edhe për shtesë të ushqimit
Si të vihet turshi panxhari por që t’i ruajë të gjitha vitaminat: Recetë për turshinë më të shëndetshme!
Buding me gjalpë kikiriku dhe me Parmesan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore