LAJMI I FUNDIT:

170 zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Pronës trajnohen nga UBT-ja

170 zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Pronës trajnohen nga UBT-ja

Nga 27 deri më 29 maj 2016, në Durrës të Shqipërisë, UBT-ja ka trajnuar 170 zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Pronës, për dhe rreth ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe të koncepteve të zhvillimit e të ndryshimit organizativ.

Trajnimi është ndarë në 8 module, gjatë të cilave zyrtarët e AKP-së janë njoftuar për një sërë çështjesh që lidhen, pra, me ngritje profesionale, menaxhim të projekteve, aspekte ligjore e kadastrale, menaxhim të konfliktit, punë operative etj.

Zyrtarët e Agjencisë janë ndarë tejet të kënaqur me nivelin e trajnimit dhe profesionalizmin e stafit të UBT-së. /Telegrafi/


Artikull i sponzorizuar