LAJMI I FUNDIT:

Zviceranët s’duan që të flasë italisht Petkovic!

Zviceranët s’duan që të flasë italisht Petkovic!

Trajneri i kombëtares zvicerane, Vladimir Petkovic, ka një problem serioz në komunikimin me tifozët helvetikë.

Tekniku i seleksionit zviceran flet vetëm italishten nga gjuhët zyrtare në federatën e këtij vendi, një gjuhë që kuptohet nga vetëm 6% e zviceranëve.


Trajneri me origjinë nga Sarajeva edhe për këtë duhet të falënderojë kohën e kaluar te Bellinzona, por nëse rezultatet e Zvicrës në Euro 2016 nuk do të flasin si duhet, një faturë mund të mbajë dhe komunikimi.