LAJMI I FUNDIT:

LDK kundër zvogëlimit të numrit të ministrive?

LDK kundër zvogëlimit të numrit të ministrive?

Partneri i madh i koalicionit PDK, ka shprehur gatishmëri për të bërë ndryshime thelbësore në Qeveri, duke zvogëluar edhe numrin e ministrive. Por, kjo nuk është preferuar nga partia e kryeministrit Isa Mustafa.

Burime të lajmi.net brenda koalicionit qeverisës kanë bërë të ditur se oferta e PDK-së, që Qeverisë t’i bëhet një riformatim i thellë, edhe duke zvogëluar numrin e ministrive nga 19 në 11, nuk është pëlqyer nga LDK.

Sipas këtij burimi, Mustafa i cili po përballet me rebelime brenda partisë së tij, këtë propozim të PDK-së e ka parë si të rrezikshëm, pasi ai do të mund të rriste numrin e kundërshtarëve në LDK.