Një nga lojtarë më cilësor dhe më të komentuar nga shekullin XXI, padyshim që është Luis Figo.
Ylli portugez në një intervistë të gjatë ka folur për largimin nga Barcelona, problemet dhe presionet, kalimin te Real Madridi dhe në fund zbuloi se ka refuzuar oferta nga Anglia për t’u transferuar te Interi.
“Kalimi te Barca? Për një sërë arsyesh më ishte bllokuar kalimi në Itali, ku fillimisht e kisha kërkuar dhe pastaj mu dha mundësia të luaj në Spanjë. Isha shumë i lumtur me kalimin te Barca, edhe pse nuk arrita në Serie A, i cili në atë kohë ishte objektivi im. Por, te Barca pata mundësinë të punoj me legjendën e futbollin Johan Cruyff, i cili nuk është më me ne”.
“Koha te Barcelona? Kam kaluar një periudhë fantastike. Nuk e mohoj të kaluarën time. Ajo që ka ndodhur është pjesë e karrierës time dhe e historisë së klubit dhe duhet mbajtur mend”.
“Marrëveshja me Florentino Perez për të nënshkruar me Real Madridin? Kurrë nuk kam bërë një të atillë me Florentinon, e kam bërë vetëm me Realin. Florentino, në atë kohë ishte kandidat për president dhe ai ka folur vetëm me agjentin tim pasi unë isha nën kontratë. Gjatë asaj kohe unë dhe agjenti im kemi folur, por nuk ka pasur kontratë që më lidhte mua dhe atë. Të gjitha që thuhen janë të pa vërteta, e gjitha ajo që ndodhi ishte vendim i imi dhe duke vlerësuar gjërat unë vendosa të nënshkruaj me Real Madridin”, shtoi Figo, transmeton Telegrafi.
“Përplasja mes Cruyff dhe Nunez (Presidentit të atëhershëm të Barcës)? Ne duhet të mësojmë nga e kaluara. Nuk jam duke e fajësuar askënd dhe nuk dua të viktimizohem. Presidenti i atëhershëm ishte i informuar me kohë me situatën dhe një ditë më tha “më sjellë para dhe mund të largohesh” dhe ishte ajo që ndodhi realisht në fund”.
“Reagimi kur u larguat nga Barca? Nuk jam i sigurt se isha i gatshëm për atë. Kur vendos gjithmonë shpreson te më e mira. Në atë kohë Madridi po kalonte në një periudhë tranzicioni dhe si lojtar duheshe të përballeshe vazhdimisht me shtypin. Tani lojtarët janë të mbrojtur më shumë”.
“Sezoni i parë te Real Madridi? Isha shumë i lumtur me fitimin e ligës pasi duhej të përballeshim me një presion të madh”.
“Sezoni i dytë? Ishin shumë të fortë dhe ne fituam tituj të rëndësishëm. Ishte një vit i rëndësishëm”.
“Sezoni i tretë? Pasi u përfshira në fushatën e tmerrshme të Kupë së Botës, shqetësimi kryesor ishte të qëndroja mirë në nivelin fizik para fillimit të sezonit. Fituam dy trofe dhe ishte e mrekullueshme”.
“Sezoni final te Real Madridi? Sezoni im i fundit ishte pak i çuditshëm. Të punoja me tre trajnerë më vështirësoi punën nga ajo që isha mësuar ta bëja më parë. Camacho nuk qëndroi shumë, pastaj erdhën Remon e Vanderlei Luxemburgo. Kur e fillon në atë mënyrë, është e kuptueshme që gjërat nuk do të shkojnë mirë”
“Nënshkrimi me Interin? Kam qenë me fat që arrita t’i bashkohem Interit dhe atë gjatë një faze dominuese. Kur vendosa të largohesha nga Reali, kam marrë shumë oferta nga Anglia, por kur me erdhi shansi të luaj në Itali dhe pastaj takova Morattin, nuk kisha dyshime për të ardhmen”, ka thënë Figo në emisionin ‘Acento Robinson’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve
Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit
Khabibin e largojnë nga aeroplani pak para fluturimit, legjenda e UFC-së reagon në rrjetet sociale
Khabibin e largojnë nga aeroplani pak para fluturimit, legjenda e UFC-së reagon në rrjetet sociale
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Trofe, më shumë para dhe klauzolë të ulët largimi, zbulohen premtimet e Decos për Araujon
Njeriu i parë i sportit në Arabinë Saudite trazoi publikun me një foto të Salah në "klubin e ri"
Real Madridi futet befasisht në garë për Gyokeres
Real Madridi i informon tre gjigantët evropianë për çmimin e Tchouamenit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri