LAJMI I FUNDIT:

Një vrimë e zezë në Diell!

Një vrimë e zezë në Diell!

Në diell shfaqet një “vrimë”! Në fakt ajo që shkencëtarët kanë vërejtur është një vrimë në kurorë, një fenomen i njohur që shkaktohet nga prania e rajoneve “të ftohta” që krijohen përkohësisht në pjesën më të jashtme të atmosferës së yllit tonë.

Kjo foto e bukur dhe shumë e veçantë është shkrepur nga pajisje në gjendje të detektojnë rrezet ultraviolet që ndodhen në bordin e observatorit diellor SDO (Solar Dynamics Observatory) të NASA-s.


Në fakt ky fenomen shfaqet si një “vrimë” gjigante e zezë në rajonin verior të Diellit dhe është një fenomen shumë i rëndësishëm për t’u studiuar që të kuptohen më mirë jo vetëm reaksionet që ndodhin brenda yllit por edhe për të zhvilluar teknologjitë e nevojshme për fluturimet e ardhshme të njeriut në eksplorim të Sistemit Diellor.

Në fakt vrimat në kurorë janë rajone me densitet atmosferik diellor të ulët, të dukshëm vetëm me rreze X ose ultraviolet, që shfaqen më të errët sepse temperaturat brenda tyre janë më të ulëta se sa zonat përreth.

Nga vrimat në kurorë emetohen erëra me shpejtësi të lartë dhe nëse prekin planetin mund të shkaktojnë çrregullësi në komunikim dhe të rrisin numrin e aurorave polare. /KP/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave

Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave

Interesante
Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Interesante
Dhjetë legjenda të krijimit të botës (Foto)

Dhjetë legjenda të krijimit të botës (Foto)

Interesante
Pasagjeri kishte vendosur gjarpërinjtë në një çantë për syze dielli - ndalohet nga sigurimi i aeroportit

Pasagjeri kishte vendosur gjarpërinjtë në një çantë për syze dielli - ndalohet nga sigurimi i aeroportit

Interesante
Kalo në kategori