LAJMI I FUNDIT:

Sot deputetët duhet të vendosin për propozim-ligjin e ri për policinë

Sot deputetët duhet të vendosin për propozim-ligjin e ri për policinë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, në seancën plenare të sotme duhet të vendosin për propozim-ligjin për Ligjin për Polici, që ka të bëjë me inçizimin e aktiviteteve të ndryshme, siç ka ndodhur me protestat e tanishme në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve të publikuara në faqen e internetit të Kuvendit, bëhet fjalë për saktësimin e Ligjit, ku përmendet mundësia e përdorimit nga policia, të mjeteve teknologjike për inçizim.

Ajo çfarë bie në sy është përdorimi i emrit të Oliver Spasovskit, si ministër dhe Mitko Çavkov, si zv. ministër plotësues, edhepse Spasovski nuk është më ministër, kurse Çavkovi është emëruar si ministër i ri i punëve të brendshme. Kjo vjen si pasojë e dorëzimit të propozimit në fillim të prillit.


Me këto ndryshime, në vend të ”video regjistrimit”, duhet të saktësohet edhe pjesa audio, pra kërkohet që të bëhet ”audio dhe video regjistrim”. Gjithashtu, periudha e ruajtjes së materialit, me propozimin e ri, do të shkurtohet nga 6 muaj në 45 ditë./Telegrafi/