LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 700 emigrantë të zhdukur në Detin Mesdhe

Më shumë se 700 emigrantë të zhdukur në Detin Mesdhe

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë (UNHCR) thotë se më se 700 emigrantë janë mbytur në Detin Mesdhe, pas fundosjes së anijeve të tyre në pjesën jugore të Italisë, gjatë disa ditëve të kaluara, derisa refugjatët po përpiqen të arrijnë në Evropë.

Zëdhënësja e UNHCR-së, Carlotta Sami, i tha agjencisë Associated Press se vlerësohet se 100 njerëz janë të zhdukur nga një anije e kontrabandistëve, e cila ishte fundosur më 25 maj.


Pjesëtarë të Marinës së Italisë i kanë fotografuar ngjarjet e tmerrshme të fundosjes së anijes, derisa vazhdonte operacioni për shpëtimin e atyre që ishin hedhur në det.

550 emigrantë të tjerë janë të zhdukur nga një anije tjetër, e cila është fundosur më 26 maj, pasi ishte larguar nga porti perëndimor Sabratha në Libi, një ditë më herët.

Zëdhënësja Sami ka sugjeruar se anija, ku ishin afro 670 njerëz, nuk kishte makinë dhe i ishte ngjitur një anijeje tjetër kontranduese para se të rrokullisej dhe fundosej.

Afro 25 vetë kanë shpëtuar duke notuar deri tek anija e parë, ndërsa 79 të tjerë janë shpëtuar.

Janë gjetur 15 trupa të pajetë.

Në tragjedinë e tretë më 27 maj, janë gjetur 45 trupa të pajetë, ndërsa raportohet se shumë të tjetë ishin zhdukur pas përmbysjes së anijes ku ata gjendeshin.

Ishujt jugor të Italisë janë caku kryesor i anijeve të trafikantëve të njerëzve, që transportojnë migrantë nga Libia për çdo javë.

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori