Agjencia e Statistikave të Kosovës po i ndihmon Qeverisë së Kosovës në manipulimin me shifrat e papunësisë.
Në anketën e fundit të fuqisë punëtore thuhet se zyrtarisht 32.9 për qind e qytetarëve janë të papunë nga 35.3 për qind sa ishin një vit më parë.
Ndërkohë që papunësia ka shënuar rënie bazuar në të dhënat e ASK-së, numri i qytetarëve “jo të aftë” për punë del të jetë rritur.
Sipas njohësve të ekonomisë, ASK po mashtron me shifra duke i hequr mbi 48 mijë qytetarë nga tregu i punës për të zvogëluar shkallën e atyre që kërkojnë punë.
Përderisa në vitin 2014, sipas ASK-së, 41.6 për qind, apo 500,251 qytetarë ishin aktivë për punë, një vit më vonë ky numër ka rënë në 452,135 qytetarë aktivë.
Gazeta ka llogaritur të dhënat e publikuara nga ASK dhe shihet se në rezultatet e anketës së fundit ky institucion ka rritur përqindjen e qytetarëve joaktivë për punë në 62.4 për qind, që do të thotë se ata nuk janë të punësuar dhe nuk kanë qenë aktivë në kërkim të punësimit gjatë katër javëve të kaluara dhe/ose nuk janë të gatshëm të fillojnë punë brenda dy javësh. Kthyer në shifra reale, i bie se Qeveria e Kosovës përmes ASK-së i ka hequr nga tregu i punës 48,116 qytetarë për një vit, ndërsa i ka punësuar më pakë se tetëmijë veta.
Bazuar në këtë, nga 1.2 milionë kosovarë në moshë pune (15-64 vjet), të regjistruar nga Agjencia e Statistikave, 750 mijë persona qeveria i vlerëson të “paaftë për punë”.
Lumir Abdixhiku, nga instituti Riinvest, vlerëson se numrat final të papunësisë të prezantuar nga ASK nuk paraqesin gjendje reale të të papunëve. Ai porositë që secila qeveri e secila politikë ekonomike t`i marrë parasysh këto fakte, “në të kundërtën operon me numra të pasaktë”.
As Ibrahim Rexhepi nga STRAS nuk pajtohet me shifrën e rritur të njerëzve joaktivë për punë. Ai thotë se nëse këta qytetarë kanë hequr dorë prej përpjekjes për të kërkuar punë, nuk duhet të llogaritet si të paaftë për punë.
Nga ana tjetër, ekspertët e çështjeve ekonomike i kundërshtojnë shifrat e Agjencisë së Statistikave, pasi sipas tyre ato nuk pasqyrojnë gjendjen reale në vend. /Gazeta Fjala/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City