LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në Sarajevë, për pajtim dhe integrim të rajonit në NATO e BE

Thaçi në Sarajevë, për pajtim dhe integrim të rajonit në NATO e BE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Samitin e Presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi “Bërdo-Brioni”, i cili këtë vit mbahet në Sarajevë të Bosnjë Hercegovinës.

Thaçi, në një deklaratë për të përditshmen boshnjake “Dnevni Avaz”, ka thënë se të gjithë po përballemi me ekstremizmin dhe radikalizmin dhe këtij kërcënimi duhet t’i përgjigjemi bashkërisht.

Samiti në Sarajevë, siç ka vlerësuar Thaçi, do të vazhdojë në atë frymë për të afruar shtetet e rajonit.


Kujtojmë se në këtë takim, pjesëmarrës do të jetë presidenti serb, Tomisllav Nikolliq, presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, ai i Sllovenisë, Borut Pahor, i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i Shqipërisë, Bujar Nish, i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, sikurse edhe presidenca boshnjake.

Mysafir special i Samitit do të jetë presidenti italian, Sergio Mattarella.

Samiti Bërdo-Brioni është një nismë e Presidentëve të Sllovenisë dhe të Kroacisë, si dy shtete anëtare të BE-së, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjes së dialogut politik të rajonit të Ballkanit dhe BE-së.

Në takimet e mëhershme të presidentëve të rajonit kanë marrë pjesë edhe zëvendëspresidenti amerikan Joseph Biden, kancelarja gjermane Angela Merkel, si dhe presidenti francez – François Hollande.