LAJMI I FUNDIT:

KPK-ja miraton Rregulloren për Komunikim me Publikun larg medieve e shoqërisë civile

KPK-ja miraton Rregulloren për Komunikim me Publikun larg medieve e shoqërisë civile

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) i ka përjashtuar mediet dhe shoqërinë civile nga procesi i hartimit të Rregullores për Komunikim me Publikun.

Një javë para se ta miratojë atë, Komisioni për Çështje Normative ia ka dërguar një kopje të draftrregullores Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe u ka dhënë afat vetëm tri ditë për komente e sugjerime, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse drejtues të AGK-së i kanë kërkuar afat shtesë, duke e vlerësuar si kohë të pamjaftueshme, kjo gjë nuk u është lejuar.


Në përgjithësi, AGK-ja, por edhe zyrtarë të shoqërisë civile kanë thënë se është shqetësuese fakti që nuk janë përfshirë në procesin e hartimit të kësaj rregulloreje. Ata kanë thënë se ditëve në vijim do të dalin me qëndrim rreth procesit, por edhe rreth përmbajtjes së Rregullores.