Etiketimi i protestuesve kundër Qeverisë, apo pjesëtarëve të “Revolucionit shumëngjyrësh”, nga ana e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, ka irrituar protestuesit.
Profesoresha Mirjana Najçevska, njëherit edhe aktiviste në sektorin civil, në lidhje me retorikën fyese të Gruevskit thotë se deklaratat e Gruevskit do të duheshin të shqyrtohen, siç thotë ajo, sipas mundësisë nga ndonjë psikiatër.
Aktivistët dënojnë retorikën e Gruevskit
“Deklaratat e fundit të Nikolla Gruevskit nuk duhet të komentohen. Në fakt nuk ka as mundësi të kundërargumentohen. Janë deklarata që duhet t’i shqyrtojë ndonjë specialist, mundësisht ndonjë psikiatër dhe në bazë të asaj të caktohet diagnoza dhe terapia për mjekimin e Nikolla Gruevskit”, tha Najçevska.
Edhe aktivisti tjetër i Shoqërisë civile, Petrit Saraçini dënon ashpër retorikën e Gruevskit, duke e cilësuar atë si autoritare.
“Kultura politike dhe mediatike e Gruevskit janë tashmë të njohur për opinionin. Ai nuk pranon asnjë kritik dhe asnjë argument, në qoftë se e cenon veprimtarinë e tij politike dhe atë që ai i aka mësyer ta bëjë. Nuk ka zgjedhur mënyra dhe metoda se si të nxijë gjithë ata që nuk mendojnë si ai. Unë nuk pres asnjë përmirësim as nga Gruevski e as nga klika e tij në të ardhmen. Narrativi i ri mediatik duhet të krijohet prej njerëzve të ri. Ekipi i Gruevskit do të vazhdojë ashtu si ka vepruar deri tani”, nënvizoi Saraçini.
Në pyetjen se çfarë nënkupton kur u drejtohet sektorit civil me sektar, ja se si është arsyetuar Gruevski:
“Ja një shembull që ma ka treguar njëri prej pjesëmarrësve në ligjeratat e tyre, mendoj se ishte diku më vitin 2009. Duke u folur kundër politikave të Qeverisë kanë kërkuar nga të pranishmit që të hypin mbi tavolinë, të kërcejë dhe ta shkel programin politik të OBRM-PDUKM-së. Çmenduri totale! Ose kërkesë që njëzëri të përsërisin “Kjo Qeveri nuk vlenë”. Dhe gjëra të ngjashme. Ka edhe metoda më të sofistikuara. Disa nuk bien pre e indoktrinimit por rrinë aty, sepse ju duhen para, dhe heshtin. Indoktrinim të të rinjve që mos ta njohin Maqedoninë si shtet të tyre”, ka theksuar Gruevski.
Gjithashtu lexo: Gruevski: Disa OJQ kanë sjellje sektariane
Gruevski po krijon armiq për t’i hegjemonizuar ata që do t’i sundojë
Më sulmet ndaj Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Gruevski si “sektar” i ka kualifikuar bashkëpunëtorët më të afërt që kanë bashkëpunuar më Fondacionin sorosian, shkruan Deutsche Welle, transmeton Portalb.
Sipas Saraçinit, ,të gjitha sistemet qeveritare funskionojnë në këtë mënyrë. “Duhet të gjindet armiku i brendshëm dhe armiku i jashtëm. Kështu funksionon propaganda te sistemet autoritare, të shpikin armiq me qëllim që t’i hegjemonizojnë ata që duan t’i sundojnë. Kjo nuk është asgjë tjetër, pos një propaganda e cekët e lakuriqsuar. Makineria mediatike e Gruevskit është shumë e fortë. Këto mesazhe përsëriten qindar herë, nuk ka hapësirë, që cilido që është i nxirë nga mediat e Gruevskit, të kundërargumentoj ose ta fiton drejtësinë për shpifje. Gjykatat nuk funskionojnë. Shpresoj se kjo do të bjerë me ardhjen e një pushteti të ri, të një kulture të re politike”, theksoi për Portalb ai.
Sipas të dhënave të Fondacionit Shoqëri e Hapur, kryetari aktual i Maqedonisë ka qenë pjesë e Këshillit udhëheqës (2002-2004) në po të njëjtin fondacion. Pasko Kuzman, gjithashtu, Pastaj, ambasadori aktual në Londër, Jovan Donev.
Siç kumtojnë nga aty, Ilija Dimovski ka qenë pjesë e Këshillit për ndarje të bursave për programe rinore. Shfrytëzues të granteve kanë qenë edhe Toni Mihajllovski dhe Antonio Milloshoski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A