LAJMI I FUNDIT:

Nesër në Bruksel bisedohet për kodin telefonik

Nesër në Bruksel bisedohet për kodin telefonik

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, pohoi se takimi i radhës mes palës kosovare dhe asaj serbe do të mbahet nesër, në të cilin do të diskutohet për çështjet e telekomit, praktikisht për çështjen e kodit telefonik.

Tahiri ka thënë për KosovaPress, se obligimet e pazbatuara janë nga pala serbe, nga të cilët, presin nesër që të dëgjojnë hapat që kanë ndërmarrë, lidhur me zbatimin e këtyre marrëveshjeve, të arritura që nga viti i kaluar.

Sipas saj, pala kosovare ka kryer obligimet, ndërsa pret nga Bashkimi Evropian që të bëjë presion tek pala serbe, në mënyrë që marrëveshjet të gjejnë zbatimin e duhur.


“Nuk e dimë çfarë informacionesh do të marrim nga pala e Serbisë por ne mendojmë që kjo çështje është në duar të Bashkimit Evropian, i cili është garantues i dialogut dhe duhet të bëjë presion”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, sa i përket dështimit të dialogut për kadastër, ajo tha se BE-ja ka marrë qëndrim që të zhvillojë një dialog bilateral, duke udhëtuar në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të hartohet plani i duhur për zbatimin e asaj marrëveshje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori