LAJMI I FUNDIT:

Dubai – printohet zyra e parë në 3D!

Dubai – printohet zyra e parë në 3D!

Këtë javë është hapur zyra e parë e ndërtuar përmes printerit 3D.

Hapësira një-katëshe prej 250 metra katror është ndërtuar gjatë 17 ditëve duke përdorur një printer 3D prej mbi 6 metrave të lartë dhe një material special prej fibrave plastike, betonit dhe gipsit.


Pjesa tjetër është futur në ndërtim përmes stafit ndërtues të përbër prej 18 personave.

E tërë puna ndërtuese ka kushtuar rreth 140,000 dollarëve, gjysmë më pak se strukturat e ngjashme të ndertuara me metodën e zakonshme apo tradicionale.

Ndërtesa e parë e printuar me printer 3D nuk do të jetë vetëm një hit tjetër në njërin ndër parqet ultra-moderne të Dubait.

Ndërtesa 3D do të shërbej edhe si qendër kryesore e ‘Muzeut të së ardhmes’ dhe poashtu si zyra qendrore e fondacionit te se ardhmes në Dubai.