Besueshmëria, qeverisja e brendshme dhe integriteti janë parimet kryesore që garantojnë funksionalizim të qëndrueshëm dhe kredibil të institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Ky raport monitorues dhe vlerësues i integritetit në institucionet e sigurisë në Kosovë publikohet për herë të parë në Kosovë.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar dy raporte monitoruese për integritetin dhe qeverisjen e brendshme në sektorin e sigurisë në Kosovë, për Policinë e Kosovës (PK) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në vijim do të pasqyrohen gjetjet kryesore të grumbulluara gjatë periudhës monitoruese tetor 2015 – mars 2016 për këto dy institucione.
Gjetjet kryesore të raportit monitorues për Policinë e Kosovës
Edhe pse PK-ja gëzon besueshmëri relativisht të lartë tek qytetarët e Kosovës, megjithatë gjetjet nga ky hulumtim kanë vë në pah nevojën e adresimit të sfidave dhe problemeve që hasen në secilin prej këtyre sektorëve të PK-së.
Lidhur me burimet njerëzore në PK reformat në këtë sektor janë sfiduar si pasojë e zvogëlimit të buxhetit të Policisë prej afro 4 për qind në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015. Ndërsa, mungesa e ligjit që rregullon pensionimin e policëve, si dhe mungesa e sigurimit shëndetësor e jetësor përbëjnë ndër sfidat më të mëdha në reformimin e Policisë së Kosovës.
Rreth gradimit ka pasur parregullsi në ngritjen në karrierë të zyrtarëve policorë si rezultat i themelimit të komisioneve për gradime pa u respektuar procedurat ligjore nga PK-ja, transmeton Koha.net
Sa i përket kontrollit të brendshëm, PK-ja duhet të forcojë mekanizmat disiplinorë dhe ato brendshëm për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Polici. Ky institucion ende nuk ka Plan të Integritetit për zhvillimin e integritetit institucional që do të shërbente si udhërrëfyes për parandalimin e korrupsionit policor. Drejtoria e Standardeve Profesionale e PK-së ka mungesë të transparencës për arsye se nuk i bën të ditura rastet për të cilat bën hetime të brendshme për shkeljet disiplinore të personelit policor.
Gjatë vitit 2015, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar 1,237 ankesa nga qytetarët kundër Policisë, ndërsa ka zhvilluar hetime kundër 220 punonjësve të PK-së. Drejtori rajonal i PK-së në Prizren, i suspenduar pas rekomandimit të IPK-së, është kthyer në vendin e tij të punës. Deri më tash nuk ka informata për rezultatin e hetimeve që IPK-ja kishte zhvilluar ndaj tij. Inspektorati ka bërë teste të integritetit ndaj disa zyrtarëve policor. Sidoqoftë, duket se ekziston tendenca që IPK mos t’i bëjë të njohura e t’i mbajë “sekrete” për publikun rastet e testit të integritetit.
Të gjeturat nga monitorimi i Policisë tregojnë se ka ndikim politik në punët e brendshme të PK-së. Suspendimi i dy policëve në Prizren më 2015 ka dëshmuar se në Polici bëhen ndërhyrje politike nga zyrtarë të lartë politikë, përfshirë ministra të Qeverisë së Kosovës. Ndërsa, lidhur me operacionin e Policisë gjatë protestës së 28 nëntorit 2015, mekanizma vendorë dhe ndërkombëtarë kanë ngritur shqetësime se Policia ka tejkaluar autorizimet e veta policore duke përdorur forcë të tepruar.
Sa i përket transparencës, pavarësisht se Policia konsiderohet të jetë institucion deri diku i hapur në raport me publikun, vërehet një tendencë nga ana e PK-së për të burokratizuar qasjen e publikut në informacionet paklasifikuara. PK-ja është kritikuar shpesh se ofron informata shumë të përgjithësuara dhe nuk ofron statistika të hollësishme. Në këtë drejtim, Policia është mjaft e rezervuar në dhënien e informatave që kanë të bëjnë me prokurimin publik në PK.
Kur kemi të bëjmë me prokurimin, është e rëndësishme të ceket ndryshimi i Ligjit për Prokurimin Publik, ku është riformuluar Neni 3 lidhur me tenderimin për blerje specifike në fushën e sigurisë. Megjithatë, ky nen ende nuk rregullon në detaje mënyrat e tenderimit për raste të tilla, andaj shihet si nevojë përpilimi i Rregullores nga Qeveria si derivat i këtij neni. Nga viti 2015, tre tenderë të Policisë janë duke u hetuar nga IPK-ja. Ndërsa, së fundmi janë aktualizuar sërish akuzat ndaj zyrtarëve të lartë të PK-së lidhur me tenderin për armë.
Gjetjet kryesore të raportit monitorues për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Lidhur me burimet njerëzore në FSK gjetjet në këtë raport tregojnë se në FSK nuk ka profilizim dhe ndarje të vendeve të punës, nuk ka përshkrim të qartë të përgjegjësive dhe kompetencave të punës, për zyrtarët dhe pjesëtarët e FSK-së, si dhe vlerësimi i performancës bëhet në mënyrë shumë të përgjithësuar si pasoj e përshkrimit jo të saktë të vendeve të punës. Po ashtu në nivel të ulët dhe të mesëm të menaxhimit FSK qëndron mirë me kuadro ushtarake dhe oficer, mirëpo në nivel strategjik Forca e Sigurisë së Kosovës çalon sa i përket oficerëve të lartë që mund të udhëheqin këtë forcë drejtë zhvillimit tutje të saj, dhe proceseve integruese në NATO.
Menaxhimi financiar mbetet sfidë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjetjet e raportit tregojnë së MFSK shpenzon shumicën e buxhetit në pjesën e fundit të vitit, apo mbi gjysma e pagesave vjetore për mallra dhe shërbime, si dhe investime kapitale kryhen në muajin Dhjetor, çka e bënë shumë sfiduese mbikëqyrjen e shpenzimit dhe kontrollit të fondeve publike.
Po ashtu edhe në fushën e prokurimit publik MFSK gjatë vitit 2015 departamenti përkatës i kësaj ministrie, ka zhvilluar gjithsej 154 aktivitete të prokurimit publik më vlera të kontratave: të vogla, të mesme, dhe të mëdha. Prej tyre, kjo Ministri ka lidhur 119 kontrata me operatorët ekonomik për investime kapitale, mallra dhe shërbime. Një numër shumë i vogël i menaxherëve janë të ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zbatimin e 119 kontratave të lidhura ndërmjet MFSK-së dhe operatorëve të ndryshëm ekonomik për vitin 2015. Në shumicën e rasteve, një menaxher është i ngarkuar në mbikëqyrjen e zbatimit të më shumë se 2 kontratave.
Gjatë vitit 2015, operatorët e ndryshëm ekonomik kishin bërë 6 ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Dy nga këto 6 ankesa ishin vendosur në favor të operatorëve ekonomikë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, dhe që të dy ankesat ishin aktivitete të prokurimit publik me vlerë të madhe.
Sa i përket kontrollit të brendshëm, në MFSK nuk ka ndonjë dokument të detajuar në bazë të të cilit do të punohej në promovimin dhe forcimin e integritetit brenda saj.
Nuk ekziston ndonjë vlerësim kualitativ në lidhje me atë se cilat mund të jenë kërcënimet dhe rreziqet që mund ta dëmtojnë integritetin dhe besueshmërinë e FSK-së, si dhe marrjen e masave për luftimin dhe parandalimin e tyre. Është duke u punuar në përgatitjen e Planit të Integritetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në të cilin do të prezantohen objektivat e saj, në drejtim të forcimit të integritetit dhe besueshmërisë së saj.
Auditimi i brendshëm gjatë vitit 2015 kishte funksionuar vetëm me dy zyrtar, çka e bënë të vështirë që ky institucion të ushtroj mandatin dhe funksionin e tij në këshillim dhe mbikëqyrje të shpenzimit të fondeve publike në MFSK. Njësia e Auditimit të Brendshëm ka kryer 8 auditime të rregullta dhe 1 auditim ad-hoc në vitin 2015. Kjo njësi në vitin 2015 ka hartuar 8 raporte të inspektimit, për të cilat ka dhënë gjithsej 33 rekomandime, gjegjësisht 11 rekomandime janë zbatuar plotësisht, 17 rekomandime janë në proces të zbatimit, kurse 6 rekomandime nuk janë zbatuar fare. Niveli i ulët i adresimit të rekomandimeve nga ana e MFSK-së po ndikon në ngadalësimin e reformimit të këtij institucionit si dhe përmirësimin e qeverisjes së brendshme të saj.
Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje