LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët francezë pezullojnë punën në centralet nukleare

Punëtorët francezë pezullojnë punën në centralet nukleare

Punëtorët e centraleve bërthamore në Francë kanë planifikuar një grevë një ditore, në shenjë kundërshtimi ndaj reformës së punëtorëve që po diskutohet në Parlamentin e Francës.

Në bazë të lajmërimit, 16 nga 19 centrale që ka gjithsej në Francë do ta pezullojnë aktivitetin e tyre për të shprehur papajtueshmërinë në lidhje me reformën e propozuar.

Kjo grevë është parë me shumë shqetësim nga qeveria franceze, pasi centralet bërthamore prodhojnë afro 75 për qind të të gjithë energjisë elektrike në vend, ndaj një ditë proteste do të sillte humbje të konsiderueshme.


Më herët edhe punëtorët e rafinerive të naftës bënë të njëjtën gjë duke ndërprerë prodhimin.

Si pasojë, afro 40% karburanteve në Francë kanë mbetur pa rezerva ose me rezerva të pakta të naftës dhe të nënprodukteve të saj.

Për mediat ka reaguar menjëherë presidenti francez, Fransua Holland, i cili u shpreh se do të marrë masa në mënyrë që ekonomia të mos paralizohet nga grevat e punëtorëve.

Përgjatë muajve të fundit, protestat në Francë kanë qenë mjaft të shpeshta për shkak të një ligji të ri për punëtorët, i cili u jep më shumë liri sipërmarrësve.

Me reformën e re, rregulli për të punuar deri në 35 orë në javë, i cili është aktualisht në fuqi, do t’a humbasë vlefshmërinë.

Ligjvënësit francezë kanë propozuar që kjo shifër të ndryshohet në varësi të punës, dhe mund të zgjatet deri në 46 orë në javë.

Gjithashtu, firmave të mëdha do t’u jepet një liri më e madhe për të reduktuar pagat e punëtorëve në rast se do të shihet e arsyeshme. Këto propozime janë kundërshtuar ashpër nga qytetarët, të cilët përgjatë muajve të fundi kanë zhvilluar protesta masive. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori