LAJMI I FUNDIT:

Kishte hyrë në kredi për të blerë ushqim dhe alkool, por pasi humbi 64 kilogramë ajo duket një seksi femër (Foto)

Kishte hyrë në kredi për të blerë ushqim dhe alkool, por pasi humbi 64 kilogramë ajo duket një seksi femër (Foto)

Një vajzë e diplomuar e cila kishte shpenzuar plotë 12.000 funtet e kredisë së saj studentore në ushqim të yndyrshëm dhe alkool, ka arritur të humb më shumë se 64 kilogram pasi vendosi të heq dorë nga kequshqyerja.

Nicole Mealey 28-vjeç nga Belfast, kishte fituar plotë 146 kilogramë gjatë qëndrimit të saj në universitet, dhe ishte detyruar të gjej një punë me gjysmë orari me qëllim që të mund të blejë pica dhe qebapë, transmeton Telegrafi.


Por pasi që kishte filluar të ketë probleme të gjej rroba që i përshtateshin, ajo vendosi të humb peshë, dhe këtë gjë e arriti brenda pakë muajve duke humbur mbi 64 kilogramë.

Nicole e cila punon tani si administratore, ka pranuar se qysh si fëmijë i kishte pëlqyer ushqimi i yndyrshëm dhe se kishte pasur probleme të heq dorë nga kjo shprehi e vjetër.

Por ajo arriti peshën maksimale kur shkoj në universitetin Ulster për të studiuar për biznes dhe menaxhment, dhe atë falë ahengjeve të shfrenuara, konsumimit të tepërt të alkoolit dhe mbi 2.000 kalorive në ditë.

“Ka pasur raste kur brenda një natë kam pirë disa shishe me vodkë dhe 21 kanaqe të koka kolës. Por kur e kuptova se nuk po mund të gjej rroba që më përshtateshin, i thash vetes se duhet të ndalem. Por edhe një nga arsyet ishte që miqtë filluan të tallen me mua duke me quajtur të trashë”, ka deklaruar Nicole.

Pesha 2

Pesha 3

Pesha 4

Pesha 5

Pesha 6

Pesha 7

Pesha 8

Pesha 9

Pesha 10

Pesha 11

Pesha 12