LAJMI I FUNDIT:

I pajustifikueshëm vonimi i shndërrimit të FSK-së në FAK

I pajustifikueshëm vonimi i shndërrimit të FSK-së në FAK

Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka tema të mëdha me rëndësi jetike që do të mund të zgjonin kureshtjen e qytetarëve.

Kështu është shprehur opinionisti Krenar Gashi në “Rubikon” të KTV-së ku u debatua për temat si formimi i ushtrisë, demarkacioni, bisedimet me Serbinë e asociacioni, tema këto që përcollën vendin gjatë tërë vitit.


Ai ka folur për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, gjë që e sheh si absurde faktin që çështja po mbetet larg në agjenda, transmeton Koha.net.

“Është absurde kur ende shndërrimi i FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës mbetet kaq larg në agjendat politike”, ka thënë ai.

Për ndryshimin e Kushtetutës në raport më ndryshimin prej FSK në FAK, kanë folur edhe Besa Luzha nga FES e gazetari Astrit Gashi.

“Transformimi prej FSK ne FAK është proces që shkon në bashkërenditje me NATO-në”, ka thënë Astrit Gashi.

Ushtria nuk është kush i domosdoshëm për anëtarësim ne NATO ka thënë A.Gashi duke shtuar se kësisoj nuk është i nevojshëm ky shndërrim duke shkaktuar pasoja në procese tjera. “Kjo çështje duhet të shtyhet”, ka thënë ai.

Në anën tjetër nga Lëvizja FOL, Petrit Zogaj ka thënë se ndryshimi ose jo i FSK-së nuk na rrezikon si shtet. “E patëm ose jo ushtrinë ne nuk rrezikohemi”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se përfundimi i mandatit të NATOS duhet te vijë duke e larguar Rezolutën 1244.

Mospërputhja e vetme për formimin e ushtrisë është me Listën Srpska ka thënë Astrit Gashi duke shtuar se kësisoj nuk është urgjent formimi i saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori