LAJMI I FUNDIT:

Ministri Çollaku në vizitë zyrtare në Portugali

Ministri Çollaku në vizitë zyrtare në Portugali

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, po qëndron në vizitë zyrtare në Portugali, ku është takuar sot me sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane, Margarida Marques.

Çollaku ka falënderuar sekretaren e shtetit Marques për mbështetjen e vazhdueshme të Portugalisë ofruar Kosovës duke filluar nga njohja e pavarësisë, pastaj kontributin dhe prezencën në kuadër të misionit të KFOR-it dhe EULEX-it.


Sipas një njoftimi bëhet e ditur se ministri Çollaku ka informuar Marques lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, agjendën e reformave evropiane me fokus në fillimin e zbatimit të MSA-së si dhe për procesin e liberalizimit të vizave tani kur jemi në fazën e vendimmarrjes brenda Institucioneve të BE-së.

Në anën tjetër thuhet se sekretarja Marques konfirmoi se Portugalia do të vazhdojë të mbetet përkrahëse e rrugës evropiane të Kosovës, duke përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave.

“Gjatë takimit bashkëbiseduesit nënvizuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve tregtare tani kur janë hapur mundësi të reja më hyrjen në fuqi të MSA-së. Më konkretisht u bisedua për mundësitë e investimeve në sektorin e bujqësisë, energjisë së ripërtëritshme, ndërtimtarisë etj. Vizita e Ministrit Çollaku në Lisbonë ishte e para e një zyrtari të lartë të Kosovës në Portugali. Si rezultat i kësaj vizite palët u pajtuan që në të ardhmen e afërt të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi në të gjitha fushat e interesit reciprok”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori