LAJMI I FUNDIT:

MPB e kërkon edhe aktivistin Mehmeti

MPB e kërkon edhe aktivistin Mehmeti

Policia e Shkupit kërkon që në bisedë informative të vjen edhe aktivisti qytetar i “Revolucionit laraman”, Zamir Mehmeti.

Për ftesën nga policia Zamir Mehmeti ka kuptuar sot. Arsyeja për të cilën është ftuar në polici për të është akoma e panjohur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai për Plusinfo ka thënë se për ftesën e policisë ka kuptuar sot nga avokati Zvonko Davidoviq, i cili ishte përfaqësues ligjor edhe i dy shkupjaneve, të cilët po ashtu ishin ftuar nga MPB në bisedë informative në stacionin policor „Beko“.


Mehmeti thotë se nuk e din përse është ftuar në bisedë:

“Avokatit i kanë thënë që të më transmetojë se edhe mua më kërkojnë të vij në stacion. Mbrëmë më paskan kërkuar për të ma dorëzuar ftesën në adresën e banimit, por meqë  nuk kanë arritur ta bëjnë këtë, ftesa më arriti përmes tij – thotë Mehmeti.

Në protestën e të shtunës të “Revolucionit laraman”, Mehmeti në mënyrë të drejtpërdrejtë iu drejtua ministrit Çavkov duke e porositur se nuk do ti frikojë duke dërguar të punësuar me kamera që ti xhirojnë protestat sepse beteja për liri është më e rëndësishme./Telegrafi/