Përveç që janë të shijshëm, portokajtë janë edhe shumë të shëndetshëm. Janë të pasur me minerale – kalium, kalcium, fosfor, magnez, ndërsa në sasi më të vogla edhe squfur, klor, natrium, hekur, zink dhe bakër
Po ashtu janë të pasur me vitamina, dhe atë më së shumti me karotinë, vitaminat e grupeve C, E dhe B, ndërsa koren e kanë të pasur edhe me vajra esenciale.
Janë shumë të mirë edhe për lëkurë dhe shpesh përdoren në përgatitjen e preparateve të ndryshme kozmetike për kujdesin, veçanërisht rekomandohen për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme. Efektive janë edhe në maskat që mund t’i përgatisni edhe vetë.
Maska për lëkurën e skuqur
Në lëngun e nxjerrë nga portokajtë shtoni aq argjilë sa është e nevojshme që të bëhet qulli. Maska mund të jetë edhe më e hollë ashtu që pas tharjes së parë të vendoset përsëri. Nëse dëshironi ta mbani më gjatë të lagur, mbulojeni me folie, pas 10 minutash hiqeni folien dhe mbajeni dhe 20 minuta. Pastaj shpërlajeni me ujë të vakët dhe vendoseni kremin adekuat.
Grimconi portokallin dhe një rrip magdanosi në mikser, shtoni miell të sojës aq sa ju nevojitet që përzierja të trashet. Shtrijeni maskën dhe mbajeni prej 20 deri 30 minuta, pastaj shpërlajeni me ujë të vakët. Pastaj, vendoseni kremin kundër skuqjes që mund të jetë edhe bazë për pudër.
Maskat për lëkurë të thatë
Portokallin përziejeni në mikser dhe shtoni një lugë mjaltë dhe pak miell tërshëre për të fituar qullin. Në lëkurën e fytyrës, dekoltesë dhe duarve shtrijeni përzierjen me gishta. Në fytyrë, përmbi maskë vini folie, ndërsa në duar dorëza apo qese. Mbajeni maskën gjysmë ore, pastaj shpërlajeni. Këtë veprim mund ta përsërisni 12 orët e ardhshme, që efekti të jetë maksimal.
Kjo maskë rekomandohet për të moshuarat dhe lëkurën me rrudha. Një portokall më të madh qërojeni dhe grimcojeni në mikser. Pastaj shtoni një lugë mjaltë, një të verdhë të tundur të vesë dhe disa pika vaj ulliri. Bëjeni qullin me miell të zakonshëm, me dendësi të mesme që të mund të shtrihet mirë. Vëreni maskën në fytyrë, dekolte dhe duar dhe mbajeni më gjatë që efekti të jetë më i mirë. Mund ta përdorni gjatë 12 ditëve.
Maskat për lëkurën e yndyrshme
Qërojeni dhe pastrojeni portokallin dhe grimcojeni me mikser, dhe në të ngadalë përzieni shllagun nga të bardhët e vesë. Maskën trasheni me mielli misri. Përdoreni në fytyrë dhe mbajeni derisa të thahet. Para se ta shpërlani, fërkojeni lehtësisht fytyrën.
Portokallin përziejeni në mikser, në përzierje shtoni tharmin dhe lëreni në të ngrohtë të qëndrojë gjysmë ore. Nëse maska është e hollë, shtoni edhe pak miell. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe mbajeni për 30 minuta. Pastaj bëni një masazh të lehtë, shpërlajeni fytyrën së pari me ujë të vakët, e pastaj me ujë të ftohtë.
Maska për lëkurë me akne
Pastrojeni portokallin, përziejeni në qull dhe shtoni pak banane dhe një lugë mjaltë. Fytyrën së pari pastrojeni, pastaj fshijeni me peshqir. Pastaj në çdo akne aplikoni 3 për qind hidrogjen, prisni 5 minuta dhe aplikojeni maskën. Mbajeni rreth gjysmë ore dhe shpërlajeni së pari me ujë të vakët dhe pastaj të ftohtë.
Losioni nga agrumet
Preni portokallin dhe grejpfrutin dhe mbuloni me 200 g ujë të vluar, dhe lëreni në shporet të ziejë rreth 5 minuta. Kur përzierja ftohet, kullojeni dhe derdheni në shishe. Në losion shtoni 100 ml raki ose alkool.
Dushi nga agrumet e lëngjeve
Pastroni dhe copëtoni portokallin, dhe nëse e keni lëkurën e thatë shtoni edhe një lugë vaj. Pastaj shtoni bananen dhe një lugë mjaltë dhe gjithçka përzieni mirë. Bëni piling të trupit, pastaj bëni dush dhe pastrohuni me peshqir. Pastaj shtrijeni maskën nga portokalli, mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe argëtohuni rreth 15 minuta. Nëse jeni ende në ujë bëni masazh trupit nën maskë. Dilni nga vaska pa u shpërlarë dhe fshini trupin me peshqir. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëËshtë e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Pija në të cilën betohet Melania Trump: Zvogëlon apetitin, dëshirën për ëmbëlsira dhe përshpejton humbjen e peshës trupore!
Cameron Diaz rikthen trendin klasik të thonjve: Disa ide për t'i çuar në një tjetër nivel
Sa dhëmbë duhet të ketë fëmija një vjeç?
Kate Middleton ka një model të ri flokësh për të cilin femrat janë mahnitur: Tani e dimë si e bën
Me këtë truk do ta keni shumë të lehtë të arrini grimin perfekt të “smokey eyes”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet