“Dita e votimit ka qenë ditë e rëndë. Duke ecur rrugës nga një ndërtesë është hedhur para këmbëve të Ibrahim Rugovës dhe ne të tjerëve një kavanozë 10 kilogramshe, ka qenë frikshme jemi futur në një hyrje shpejt, pastaj jemi larguar në Sofali tek një mik i Rugovës ku ai ka qëndruar disa muaj deri sa është blerë shtëpia në Velani”, rrëfen 24 majin e vitit 1992 në Zona B të Klan Kosovës, Adnan Merovci atë kohë sigurim i Rugovës dhe njeri i afërt i tij.
Merovci tregon për mëngjesin e 24 majit duke thënë se për sigurinë e Presidentit të parë të Kosovës kanë përdorur edhe armë të gjata.
“24 maj në ora 10:00 kemi qenë së bashku me Rugovën një grup që e kemi përcjellë, edhe anëtarë të LDK-së si Alush Gashi, Rexhep Gjergji e disa të tjerë. Për sigurinë e Rugovës kemi përdorur edhe armë, kemi pasur armë të gjata dhe të shkurtra ne që i kemi qëndruar afër”, ka thënë Merovci, njofton Klan Kosova.
Ish-pjesëtari i sigurimit të Rugovës tregon se ku qëndron ai me punën e një dokumentari për Rugovën, ku shumë folës do rrëfejnë për presidentin e ndjerë.
“Jam në përfundim të librit ‘Në hap me Rugovën’ për presidentin Rugovën. Jam në proces të një filmi dokumentar të gjatë mbi 52 minuta. E kam pjesën edhe të Amerikës. Pa Amerikën nuk bëhet. Kur them Amerikën, aty hyjnë presidenti Clinton, zonja Albright ish-sekretare e shtetit, dhe diplomatë të tjerë. Ajo pjesë po ecën me ngadalë”, tha Merovci.
“Kam xhirime të shumta nga ajo kohë. Një ditë mora kamerën. E pyeta: kryetar, a më lejohet të xhiroj? Ai më tha: ‘mundesh dhe mos u ndal, por nje ditë do të thonë se për kënd punon ti/”.
Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, post që e ushtron aktualisht, e komentoi edhe vizitën e kryetarit të Kuvendit tek familja Rugova.
“Nëse dikush thotë se ajo kohë dhe vetë Ibrahim Rugova e ka lënë një sistem vlerash, unë them se vetë sistemi i vlerave ka qenë Ibrahim Rugova. Rugova ka qenë prej të paktëve që e ka kërkuar Kosovën e pavarur, Kosovën Republikë në vete, madje edhe në vitin ’88”.
“Të shkosh ta nderosh një president që është zgjedhur në mënyrë legjitime i bën nder edhe atij që shkon pavarësisht kush ka qenë ai, pasi është nder shtetëror. Në këtë rast kryetari i Kuvendit. Kjo është një logjikë e mirë shtetërore,” ka thënë Merovci.
Aktakuzën ndaj Ukë Rugovës për mashtrim me viza Merovci e sheh me rezerva, por nuk e lë anash mundësinë që politika të ketë dorë.
“Po t’i ndodhte kjo dikujt tjetër jo Ukës nuk do ta merrte këtë jehonë. Mënyra si është bë, koha si është bë i vjen edhe pak era politikë, përgjigja më e mirë edhe për babën e tij do të ishte t’i lehet në dorë kohës. ‘Demokracia e do stupcin te dera’, thoshte Rugova, pavarësisht të gjitha vlerave”.
Për Adem Demaçin ka vetëm fjalë të mira dhe epitete të larta nga ish-njeriu i afërt i Rugovës.
“Demaçi është një pasuri e madhe kombëtare dhe e ka peshën dhe vendin e vetë. Ai është një ustah i çështjes kombëtare. Atij i lejohet çdo gjë. Edhe Qosja është një akademik i respektuar”, ka përfunduar Merovci, njofton Klan Kosova.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Arrijnë votat e para nga diaspora
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?