Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas lajmit të plasuar në disa media se 100 persona janë larguar nga kjo parti në Pejë, duke thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë.
“Për hirë të korrektësisë në raport me elektoratin e LDK-së dhe publikun e gjërë ju njoftojmë se lajmi për largimin e 100 personave nga LDK në Pejë, nuk është aspak i vërtet. Është një trillim dhe tentim që të manipulohet me qytetarët e Pejës”, ka thënë LDK e Pejës nëpërmjet një komunikate.
Sipas LDK-së, janë larguar dy persona për arsye krejt personale dhe këtë veprim të tyrin dikush po mundohet ta shesë si një arritje për subjektin ku kanë aderuar.
“Gjithë kjo zhurmë mediatike për largimin e këtyre dy personave është e pakuptimtë dhe deri diku edhe për të qeshur. Në fakt është e cuditshme mënyra se si këta dy persona janë larguar pa asnjë paralajmërim nga ana e tyre, nuk janë ankuar asnjëherë te organet e partisë për asnjë problem”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
“Ne kemi dyshimet tona se këta persona kanë kaluar në PDK duke qenë të joshur me ndonjë përfitim personal por asesi sepse në LDK nuk janë trajtuar mirë apo që nuk kanë pasur hapsirë për të vperuar. Gjithsesi ju urojmë atyre suksese në rrugëtimin e tyre politik dhe urojmë që të arrijnë objektivat e tyre personale”, ka thënë LDK e Pejës.
“LDK në Pejë mbetet stabile në të gjitha nëndegët përfshirë edhe këto dy nëndegë sepse strukturat e kryesisë janë të motivuara më shumë se asnjëherë për të punuar në dobi të LDK-së dhe qytetit në përgjithësi. Puna e suksesshme e kryetarit Gazmend Muhaxheri dhe ekipit të tij qeverisës është duke sjell rezultate të prekshme për qytetarët e Pejës në të gjitha fiushat dhe kjo e bënë LDK-në edhe më të fuqishme se asnjëherë më parë këtu në Pejë”, përfundon komunikata e LDK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?