LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Maqedonia jo një federatë (Video)

Ahmeti: Maqedonia jo një federatë (Video)

Ali Ahmeti, i cili është në koalicion qeveritar me partinë e kryeministrit Nikolla Gruevski, OBRM-PDUKM, tha për emisionin Jeta në Kosovë, se federalizimi i Maqedonisë është punë e vështirë për t’u bërë për shkak të specifikave që ka ky shtet dhe karakterit demografik brenda tij.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti, është shprehur kundër idesë së disa subjekteve shqiptare atje që shteti maqedon të ndahet në dy entitete, si njësi federale me baza etnike.
Ahmeti, i cili është në koalicion qeveritar me partinë e kryeministrit Nikola Gruevski, OBRM-PDUKM, tha për emisionin Jeta në Kosovë, se federalizimi i Maqedonisë është punë e vështirë për t’u bërë për shkak të specifikave që ka ky shtet dhe karakterit demografik brenda tij.
Intervista e plotë me Ali Ahmetin do të transmetohet të enjten në RTK në emisionin “Jeta në Kosovë”.
“Nuk mund të bëhet federalizmi ku nuk di ku t’i vendosësh kufijtë, ku nuk e di ku fillon një komunitet dhe ku fillon komuniteti tjetër”, tha Ahmeti
Sipas tij për të diskutuar rreth federalizmit të Maqedonisë, duhet njohur shumë mirë gjeografinë si dhe të gjitha vendbanimet e atij vendi.
Ahmeti, i cili viteve të fundit, e sidomos pas zhvillimeve të vitit të kaluar në Kumanovë, është vënë në qendër të kritikave të opinionit shqiptar në Maqedoni e më gjerë, vazhdon t’i mbetet besnik Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, të nënshkruar në verë të vitit 2001, me të cilin iu dha fund konfliktit ndërmjet forcave policore e ushtarake maqedone dhe guerilëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) të cilët i komandonte ai vetë.


“Zgjidhja më e mirë (është) vet Marrëveshja e Ohrit është që këto dy komunitetet të jenë të barabarta. Zgjidhje më të mirë politike dhe ligjore nuk ka për këtë vend”, ka deklaruar kreu i BDI-së në Maqedoni.
Ahmeti e sheh si problem federalizmin e Maqedonisë, pasi që sipas tij, një federatë apo konfederatë duhet pasur kufijtë e caktuar.
Këtë javë, në një intervistë për Kallxo.com, lideri opozitar shqiptar në Maqedoni, Ziadin Sela, i dha mbështetje idesë për federalizim.
Sipas Selës, federalizmi është zgjidhja më e mirë për Maqedoninë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Kalo në kategori