LAJMI I FUNDIT:

Pakëndshmëri për delegacionin e Maqedonisë në Gala mbrëmjen e Samitit në Stamboll

Pakëndshmëri për delegacionin e Maqedonisë në Gala mbrëmjen e Samitit në Stamboll

Në Gala mbrëmjen e cila në nderë të liderëve botërorë e organizoi presidenti Rexhep Taip Erdogan, në kuadër të Samitit në Stamboll, pakëndshmëri tek nikoqirët turq dhe tek delegacioni i Maqedonisë ka shkaktuar fotografia e përbashkët familjare nga Samiti në të cilin presidenti Ivanov është shkruar si ‘Presidenti i IRJM-së’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Situatën e pakëndshme, siç transmetojnë raportuesit e Maqedonisë nga Samiti, e ka zgjidhur personalisht presidenti Ivanov, ku e ka fshirë personalisht referencën e përkohshme IRJM, nën të ka shkruar Maqedoni dhe pastaj e ka vendosur nënshkrimin e tij.

Nikoqirët turq kanë shprehur keqardhje për këtë pakëndshmëri dhe me duartrokitje e kanë pritur gjestin e këtillë të presidentit të Maqedonisë, ndërsa mbështetje për qasjen e tij të drejtëpërdrejtë kanë dhënë edhe një pjesë e liderëve të pranishëm.


Ivanov po qëndron për vizitë pune në Turqi në Samitin humanitar botëror në Stamboll nën organizm të KB. /Telegrafi/