LAJMI I FUNDIT:

Paditen penalisht tre persona nga Prilepi, dyshohen për tentimvjedhje

Paditen penalisht tre persona nga Prilepi, dyshohen për tentimvjedhje

Sektori i punëve të brendshme (SPB) i Shkupit ka ngritur padi penale ndaj D. M (25), Z. M (33) dhe K. P (28), që të gjithë nga qyteti i Prilepit, të cilët dyshohet se kanë kryer dy vepra penale – ”tentimvjedhje të rënda”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Që të treve, prokuroria u ka shqiptuar masën e ndalesës tetëditore.

Sipas MPB-së, të paditrit kanë tentuar të vjedhinnë lagjen Kisella Vodë të Shkupit. Ata janë hetuar nga dëshmitarë okularë. Më pastaj njësitet ”ALFA” kanë arritur që t’i kapin. Tek të ndaluarit janë gjetur edhe mjetet me të cilat kanë arritur që të hapin dyer shtëpishë.


Ndryshe, që të tre personat, janë të evidentuar si hajna që kanë vjedhur në Strumicë, Kumanovë, Negotinë, Ohër, Prilep dhe Shkup./Telegrafi/