LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët që kanë veshur fanellën e Realit dhe Atleticos

Futbollistët që kanë veshur fanellën e Realit dhe Atleticos

Takimi në finale të Ligës të Ligës së Kampionëve në tre edicionet e fundit nuk është gjë që ndodh shpesh.

Dy klubet nga kryqyteti i Spanjës, Reali dhe Atletico, përveç qytetit kanë edhe shumë gjëra tjera të përbashkëta – shembull lojtarët që kanë luajtur për njërën dhe tjetrën skuadër, transmeton Klan Kosova.

Hugo Sanchez


Sulmuesi meksikan iu bashkua Atleticos më 1981, nga Naciola. Ai shënoi 54 gola në 111 ndeshje, duke u bërë golashënuesi më i mirë i ligës. Këtë titull ai e fitoi edhe katër edicionet tjera me radhë, por në fanellën e Realit. Ediiconi më i mirë i tij në Santiago Bernabeu ishte 1989-90, kur fitoi Këpucën e Artë të Europës, me 38 gola të shënuar.

Bernd Schuster

Mesfushori gjerman bëri historinë duke kaluar nga Barcelona tek Real Madrid, ambient të cilin më pas e ndërroi për të kaluar tek Atletico. Dy edicionet e kaluara në Bernabeu i dhanë skuadrës dy tituj të La Ligës, një të Kupës së Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Ndërsa pas kalimit tek Atletico, ai e ndihmoi skuadrën që të triumfoj në ligë dhe të dalë e dyta në Ligën e Kampionëve. Schuster bëri hisotrinë duke shënuar golin e parë në finalen e Copa del Rey më 1992 ndaj Realit.

Santiago Solari

Ish mesfushori i Argjentinës kaloi tek Atletico nga River Plate, në janar të vitit 1999. Më pas, Vincente del Bosque e transferoi në anën tjetër të kryeqytetit.

Raul Gonzales

Një nga ikonat e Realit, Raul e ka filluar karrierën tek Atletico. Nëse nuk do të mbyllej akademia, ai mund të ishte legjendë e skuadrës tjetër të Madridit. Në debutim, ai u bë lojtari më i ri që ka veshur fanellën e Los Blancos, ndërsa e ka udhëhequr skuadrën drejt trofeve të shumtë.

Juan Gomez (Juanito)

Ai është një nga figurat më të ndritshme të historisë së Real Madrid, pjesëmarrës në shumë kthime historike të rezultatit, por shpesh harrohet që ai e ka filluar karrierën tek Atletico. Lëndimet bënë që ai të largohet derjt Burgos, para se të kalonte në Madrid katër vjet më pas. Është bartës i lojës së skuadrës në triumfin në të gjitha garat gjatë kohës sa ishte pjesë e Los Blancs, ndërsa vdiq në një aksident me makinë në moshën 37 vjeçare.

Ka edhe shumë futbollistë tjerë që kanë luajtur për dy skuadrat e Madridit – 48 – përfshirë Luis Aragonés, Jose Antonio Reyes and Santiago Bernabeu, Juanfran dhe Saul Níguez.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Kalo në kategori