LAJMI I FUNDIT:

PDK i përgjigjet Gazmend Muhaxherit: Nuk jemi patericë

PDK i përgjigjet Gazmend Muhaxherit: Nuk jemi patericë

Përçarjet në koalicionin lokal mes dy partive kulmuan sot kur PDK nuk e mbështeti një kërkesë të Ministrisë së Financave që të rishikohet buxheti komunal.

Partia Demokratike e Kosovës në Pejë i është përgjigjur paralajmërimit të kryetarit të komunës, Gazmend Muhaxherit për prishjen e koalicionit mes LDK-së dhe PDK-së në Pejë.

Përçarjet në koalicionin lokal mes dy partive kulmuan sot kur PDK nuk e mbështeti një kërkesë të Ministrisë së Financave që të rishikohet buxheti komunal.


Më herët KALLXO.com raportoi se pas dështimit në votim të kësaj pike, Gazmend Muhaxheri iu drejtua asamblistëve të PDK-së duke u thënë se prej sot “nuk kanë çka lypin” në qeverinë komunale të Pejës.

Në qeverinë lokale të Pejës, LDK ka 9 drejtori komunale ndërsa PDK 4 drejtori.

Por Muhamet Haliti, shef i PDK-së në Pejë, tha se vërejtjet e PDK-së kanë qenë në ridestinimin e mjeteve te Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe shtrati i Lumbardhit.

Ai madje akuzoi LDK-në për nepotizëm dhe paaftësi në zyrën komunale të prokurimit.

“Nuk pajtohemi me ato zyra të prokurimit. Kanë futur njerëz të padijshëm, të shantazhuar dhe për këtë arsye po vonohen projektet madhore që janë për komunën e Pejës dhe për shërbimin e qytetarëve”, tha Haliti pas seancës së sotme.

Atij dukej se nuk i kanë bërë përshtypje paralajmërimet e Muhaxherit për prishje të koalicionit.

“Edhe pse jemi në koalicion dhe kemi qenë në koalicon me ta, ne jemi subjekt që mendojmë vetë edhe nuk jemi patericë e asnjë subjekti politik”, tha Haliti duke shtuar se deklaratat e Muhaxherit janë vendim i tij, dhe se “koalicioni duhet rishqyrtuar nga krerët e partisë”. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori