Gazrat janë përzierje e 59 për qind nitrogjen, 21 për qind hidrogjen, 9 për qind dyoksid karboni, 7 për qind metan, dhe 4 për qind oksigjen që ndodh për arsye të ndryshme, duke filluar nga ajri i gëlltitur e deri te reaksionet kimike në zorrë.
Gazi duhet të largohet disi, prandaj zorra e trashë është mënyra më e mirë për ta lejuar këtë, transmeton Telegrafi.
Jo të gjitha gazrat janë të krijuara në mënyrë të barabartë
Siç e dini, jo të gjitha gazrat mbajnë erë. Prandaj, më poshtë i keni të listuara disa forma të gazrave dhe domethënien e tyre.
Gazrat pa erë
Sipas disa statistikave, shumica e përbërësve të gazrave nuk kanë erë. Vetëm një për qind e përbërëse e shkaktojnë erën e keqe, dhe fajtorë për këtë janë gazra sulfurik nga zorrët.
Gazra të tilla janë rezultat i ajrit të tepërt në trup, dhe janë plotësisht normale dhe të shëndetshme.
Gazrat me erë pak të keqe
Ka shumë ushqime të shëndetshme që i shkaktojnë gazrat të mbajnë erë, që do të thotë se gazrat me erë pak të keqe nuk janë ndonjë brengë serioze.
Brokoli dhe mishi i kuq janë ndër fajtorët kryesorë për këtë gjë.
Gazrat me erë shumë të keqe
Këtu duhet të brengoseni pakëz, dhe jo vetëm në jetën shoqërore, por edhe për shëndetin personale.
Gazrat me erë shumë të keqe mund të jenë shenjë e ndonjë problemi serioz shëndetësor.
Shumica e njerëzve nuk janë tolerant ndaj laktozës dhe, nëse keni nivele të larta në spektër, atëherë kjo i shpjegon këto lloje të gazrave.
Gazrat e shpeshta
Zakonisht veganët përjetojnë gazra të shpeshta si rezultat i ushqimeve të pasura me karbohidrate të cilat i konsumojnë
Sidoqoftë, nëse përjetoni fryrje të barkut, apo nëse era e keqe ju shoqëron në gazrat e shpeshta, atëherë duhet të shkoni te doktori sepse mund të jeni alergjik ndaj ndonjë ushqimi specifik.
Vlen të ceket se sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Exeterit, thithja e sasive të vogla të gazit mund t’ju mbroj nga kanceri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit