LAJMI I FUNDIT:

Hoti, meritat për blerjen e autobusëve ia lë Halim Halimit

Hoti, meritat për blerjen e autobusëve ia lë Halim Halimit

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka reaguar pas miratimit të Vendimit për blerjen e Autobusëve nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se meritat për krejt këtë punë i ka bashkëpartiaku i tij Halim Halimi, i cili është kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ky është postimi i plotë i Hotit:


Falënderoj kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, z. Halim Halimi për futjen në rend të ditës votimin e garancisë për kredinë e Trafikut Urban për blerjen e autobusëve.

Falënderoj këshilltarët e Asamblesë Komunale për votimin e kërkesës ligjore të Ministrisë së Financave, e bazuar plotësisht në Ligjin për Borxhin Publik. Pas kalimit të kësaj pengese, që konsideroj që ishte e panevojshme, këtë çështje do ta procedojmë për votim në Kuvendin e Kosovës.

Votimi i sotëm i Asamblesë komunale, duhet të shihet vetëm si fitore e kërkesës për zbatueshmerinë e ligjit në Kosovë.