LAJMI I FUNDIT:

UEFA vendos sot për Kosovën

UEFA vendos sot për Kosovën

Kosova do t’i njohë sot kundërshtarët e kualifikimeve për Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në vitin 2018 në Rusi.

Në fakt, “Zëri” ka kontaktuar me zyrën për media të UEFA-s, nga e cila ka kërkuar sqarime rreth grupit në të cilin do të përfundojë Përfaqësuesja e Kosovës, ndërsa përgjigja e institucionit më të lartë të futbollit evropian ishte se çdo gjë do të zbulohet sot.

“Rasti në fjalë do të diskutohet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, i cili do të mbahet të mërkurën në Basel”, thonë në UEFA, e cila është autorizuar nga FIFA që t’i sistemojë Kosovën dhe Gjibraltarin në dy grupet që kanë nga pesë skuadra, në kuadër të eliminatoreve për Botëror.


Në Grupin H, për momentin gjenden skuadrat si Belgjika, Bosnja e Hercegovina, Greqia, Estonia dhe Qipro, kurse në atë I, Kroacia, Islanda, Ukraina, Turqia dhe Finlanda.

Nga këto dy grupe, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, do ta preferonte atë H, raporton Zëri.

“Jemi në pritje t’i njohim kundërshtarët. Normalisht, Grupi H është pak më normal, edhe pse kemi të bëjmë me Kombëtaren numër 1 në botë”, ka thënë trajneri kosovar, duke menduar për Belgjikën e Adnan Januzajt.

“Grupi I, nga 5 Kombëtare, 4 prej tyre janë pjesë e Evropianit të Francës dhe kjo tregon se është grupi më i fortë i mundshëm”, ka shtuar Bunjaki, i cili ka qenë personalisht prezent në disa ndeshje të skuadrave që luajnë në Grupin I, në të cilin beson më shumë se do të përfundojë ekipi verdhekaltër.

Ai ka thënë se në këto eliminatore Kosova nuk mund të presë shumë, pasi është debutimi në gara zyrtare dhe se i nevojitet përvoja dhe komponimi. Bunjaki ka shtuar se fokusi i Kosovës duhet të jenë kualifikimet për Evropianin 2020, ku e synon kualifikimin. Sa për informatë, eliminatoret për Botërorin e Rusisë nisin në shtator.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Xhudo
Kalo në kategori