LAJMI I FUNDIT:

PSG ofron 100 milionë për James

PSG ofron 100 milionë për James

Mesfushori i klubit të Real Madridit, James Rodriguez është shumë afër transferimit në Francë.

E përditshmja spanjolle AS ka raportuar se skuadra e Paris Saint-Germain ka ofruar një shumë bombastike në vlerë prej 100 milionë eurove.

Edhe sulmuesi kolumbian ka shprehur dëshirën që të largohet nga skuadra madrilene.


Oferta në fjalë pritet të bëhet gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa përpos PSG-së edhe Manchester United është e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Los Blancos. /Telegrafi/