OBRM-PDUKM-ja sot zyrtarisht ka filluar fushatën parazgjedhore. Si partia e vetme që do të shkojë në zgjedhjet e 5 qershorit, nga kjo parti njoftuan se nuk do të mbahen tubime të zakonshme dhe se fushata do të fillojë përnjëherë në shumë vende, ku aktivistë lokal do të takohen me qytetarë për të shpalosur programin 4-vjeçar të OBRM-PDUKM-së. Këtë hap partia në pushtet e ka ndërmarrë falë rrethanave aktuale në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, ky vendim i OBRM-së dhe fushata e saj parazgjedhore si parti e vetme, për analistët është qasje diktatoriale. Sipas Sefer Tahirit, kjo dëshmon gjendjen në të cilën ndodhet Maqedonia.
“Mendoj se fillimi i fushatës parazgjedhore për zgjedhje në të cilat do të garojë vetëm një parti politike, dëshmon më së miri se në çfarë derexhe është Maqedonia dhe në çfarë katrahure gjendet Maqedonia si shtet dhe sistemi politik i saj dhe në përgjithësi sistemi demokratik i vendit. OBRM-PDUKM-ja tenton që me anë të këtij veprimi të bëj pazarë. Cili është pazari?! Pazari është të ruaj faljen të cilin e mori nga Presidenti Ivanov”, ka deklaruar për Tv Shenja, analisti Sefer Tahiri.
Nga ana tjetër, profesori universitar Nano Ruzhin vlerëson se OBRM-PDUKM-ja me këtë hap po e kthen Maqedoninë në kohën e ish-Jugosllavisë.
“Fillimisht, vetë fakti i daljes në zgjedhje është vullgar. Pra, vetë fakti i daljes në zgjedhje të një partie është qasje vullgare. Ky fillim i fushatës na kthen rreth 30 vjet mbrapa. Në Jugosllavinë e asaj kohe, kulturam politike ishte e asaj forme që regjimi një partiak, impononte votimin e vetëm një subjekti politik. Kjo që po ndodh sot është pothuajse i njëjti imponim, pra i kthimit mbrapa në histori për 100 hapa”, ka deklaruar profesori universitar Nano Ruzhin.
Dy vlerësuesit, Tahiri dhe Ruzhin konsiderojnë se pavarësisht abolimit, OBRM-PDUKM-ja posdeon njerëz të cilët nuk janë të denjë për të udhëhequr fushatë parazgjedhore, falë veprave penale në të cilat janë përfshirë. Sipas tyre, politikanët të përfshirë në vepra penale duhet larguar dhe përgjigjur para drejtësisë dhe se e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për partitë tjera në vend, në rast se në mesin e tyre ka persona që janë të përfshirë në vepra penale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite