LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti akuzon Hotin e Mustafën për pengimin e blerjes së 51 autobusëve

Ahmeti akuzon Hotin e Mustafën për pengimin e blerjes së 51 autobusëve

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka akuzuar ministrin e Financave dhe kryeministrin Mustafa për pengimin e blerjes së 51 autobusëve me kredi nga BERZHI.

Këto akuza Ahmeti i bëri përmes një postimi në Facebook, ku më pas ka thënë se këtë gjë ata po e bëjnë për inate.

Postimi i plotë:


Qe dhjetë muaj, Ministri i FInancave dhe Kryeministri Mustafa e pengojnë blerjen e 51 autobusëve me kredi nga BERZHI, përkundër faktit që ishte MF ajo që e nënshkroi kushtet bashkë me komunën dhe me BERZHIN.
Sipas ligjit për Ndërmarrje Publike ku ndërmarrja merr vendime të vlerave të mëdha nevojitet autorizimi i aksionarëve (dy nga Kuvendi i Komunës, dhe një nga Kryetari) të cilët këtë autorizim e kanë nënshkruar në tetor të vitit të kaluar.
Kërkesat ligjore janë përmbush, kushtet janë negociuar e nënshkruar, mbetet vetëm qeveria me e dërgu për votë në Kuvendin e Republikës. Për më shumë, garancionin prej 50,000 euro kanë kërku me e pagu Komuna gjë që po e bëjmë.
Kemi kërku me muaj letër që i referohet ndonjë ligji dhe neni për të thënë se ku është bllokada, kanë refuzuar. Qe një muaj kërkojmë takim trepalësh me BERZHin, kanë refuzuar. Nënkryetari Sejdiu i ka kërkuar debat publik në cilindo televizion dhe me cilindo moderator, nuk pranon. Për inate, e mbajnë peng një qytet të tërë.
Por jo edhe gjatë, sepse qytetarët nuk do të durojnë më!.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori