LAJMI I FUNDIT:

Makarona me shparguj

Makarona me shparguj

Përbërësit:

▪ 150 gr miell gruri (i ashpër)
▪ 1 vezë
▪ kripë
▪ 250 gr makarona
▪ 100 gr sallatë e përzier (miks fletësh sallatash)
▪ hudhër
▪ borzilok (ose manxuranë)
▪ gjalpë
▪ djathë parmixhano
▪ lëng perimesh
▪ vaj ulliri
▪ kripë
▪ piper

Përgatitja:


Përgatitja e pastës: përzieni miellin me vezën, pak kripë dhe shumë ujë të ftohtë për të marrë një brumë homogjen, elastik.

Ziejini në ujë të bollshëm të kripur.

Mbushja: në një tigan, skuqni gjysmë thelbi hudhër me pak vaj dhe një degë manxuranë, më pas shtoni sallatat e përziera, lagini me pak lëng perimesh, kriposini, hidhuni piper, mbulojini dhe lërini të gatuhen për 4 minuta, më pas kalojini në frulator dhe bëjini salcë.

Në një tigan të madh, shkrini një copë të madhe gjalpi dhe hidhni makaronat, hidhni një sasi të parmixhanos së grirë dhe shërbejini menjëherë të kompletuar me salcën e barishteve.