LAJMI I FUNDIT:

Nëse flirtoni kështu, jeni padyshim një ‘femër e zgjuar’

Nëse flirtoni kështu, jeni padyshim një ‘femër e zgjuar’

Është një klishe: femrat e zgjuara janë të vështira në dashuri. Sepse kërkojnë shumë apo thjesht e dinë çfarë duan? Janë më tepër të përqendruara në aspekte të tjera të jetës apo dinë të vënë çdo gjë në baraspeshë? Ndoshta asnjëra nga këto.

Higher Perspectives jep shtatë sjellje tipike të femrave të zgjuara, që ua bën atyre të vështirë të dashurohen por kur e gjejnë dashurinë, janë femrat e ëndrrave:

Ato nuk ia falin kujtdo besimin dhe dashurinë
Përvoja dhe intuita e një femre që ne e përcaktojmë si ‘të zgjuar’ e drejton tek ata partnerë që mund ta përmbushin në çdo aspekt, jo thjesht sepse kanë pasur një flirt apo janë ndier mirë gjatë një mbrëmjeje. Një femër e zgjuar e ka të qartë se çfarë do, dhe nuk lëkundet nga një tërheqje e thjeshtë.


Ato nuk kanë frikë nga vetmia
Ato ndihen njësoj mirë e shpeshherë më mirë kur janë vetëm. Ndaj nuk nxitohen për të gjetur dikë, kanë gjithë kohën që u duhet për t’i shqyrtuar mirë mundësitë që u ofrohen dhe njerëzit që u afrohen. Ndaj nëse një ‘femër e zgjuar’ ju kushton vëmendje, merreni si një shenjë të qartë interesi: të jeni të sigurt se ju ka mirëmenduar.

Man-and-woman-flirting

Nuk u duhet një njeri i dytë për t’ia bërë jetën të thjeshtë
Ato nuk presin nga partneri që t’ia sjellë gjërat në pjatë; ndaj ato kërkojnë dikë që ashtu si ato, mund të tregohet i përshtatshëm me çdo lloj rrethane. Sa për të tjerat, mund t’ia dalin fare mirë vetë.

Flirti nuk është prioriteti i tyre
Femrat e zgjuara, si të gjithë njerëzit e zgjuar, dinë t’i japin çdo gjëje vendin që i takon. Miqtë, familja, puna, shkolla, janë pjesë e rëndësishme e jetës së tyre, po aq sa një partner. Ndaj nuk e ndiejnë nevojën e flirteve të shpeshta për të mbushur ndonjë boshllëk.

Ndonjëherë, mund t’ju krijojnë drojë
Ngaqë e dinë shumë mirë çfarë posedojnë, ato nuk janë të varura tek fjalët e komplimentet e të tjerëve, ndaj mos prisni një buzëqeshje prej kokete nëse i thoni ‘sa e bukur je bërë sot’. Por ndonjëherë vetëbesimi dhe vetëdija mund të krijojë drojë tek personi tjetër, pasi lë përshtypjen e dikujt që mund të thotë lehtësisht ‘Jo’.

Tërheqja është vetëm hapi i parë
Mos mendoni t’ia fitoni zemrën vetëm duke u treguar joshës në sjellje apo fizikisht. Ato nuk bien pre e ‘kurthit’ që ngre tërheqja e parë, ndaj duhen më shumë gjëra për t’i bërë për vete. /Telegrafi/