E rëndësishme është që çdo ditë të konsumoni materiet ushqyese të cilat do të sigurojnë punën e rregullt të të gjitha organeve, dhe njëkohësisht do të reduktojnë rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të ndryshme.
Këto ushqime janë ushqyese, mbrojnë shëndetin dhe kanë efekt antioksidativ, respektivisht reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në trup, për të cilat është dëshmuar që rrisin rrezikun nga krijimi i sëmundjeve, duke përfshirë edhe llojet e ndryshme të kancerit.
Avokado. – Përveç që përmban yndyra të cilat janë të shkëlqyeshme për shëndetin e zemrës dhe reduktojnë nivelin e kolesterinës së keqe (LDL), njëkohësisht rrisin edhe nivelin e kolesterinës së mirë (HDL), avokado do të ngadalësojë procesin e plakjes dhe do të mbrojë nga sëmundjet duke i ofruar trupit tuaj madje 20 vitamina dhe minerale të ndryshme.
Hulumtimi ka treguar që avokado është burim i shkëlqyeshëm i fibrave, vitaminës E dhe K, magnezit dhe kaliumit. Përshpejton dobësimin edhe pse përmban nivel të lartë të yndyrave. Ky ushqim kremoz do të përshpejtojë absorbimin e antioksidantëve nga ushqimet tjera. Vetëm dy lugë e gjysmë të avokados në ditë do të rrisin nivelin e karotenit në trup për madje 7 herë, ndërsa është e njohur që karoteni mbron nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.
Fasulet dhe bimët bishtajore. – Është dëshmuar që personat të cilët rregullisht hanë fasule dhe bimë bishtajore kanë 22 për qind rrezik më të vogël nga krijimi i trashjes. Janë burim i shkëlqyer i fibrave, proteinave, vitaminave dhe mineraleve. Antioksidantët i përmbajnë në masë gati të njëjtë si edhe frutat malore.
Madje edhe sasia e vogël e fasuleve dhe bimëve bishtajore (gjysmë filxhani në ditë) është e mjaftueshme të reduktohet niveli i përgjithshëm i kolesterinës për 8 për qind, dhe me këtë edhe rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të zemrës për 16 për qind.
Xhenxhefili. – Kur në trup është i pranishëm inflamacioni kronik, rritet rreziku nga plakja e parakohshme dhe krijimi i sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe sëmundjen e Parkinsonit. Inflamacioni kronik është shkaktari kryesor i radikaleve të lira në trup dhe mund të krijohet nga arsyet e ndryshme, siç janë stresi kronik, shprehitë e pashëndetshme jetësore dhe sëmundjet të cilat nuk janë të diagnostikuara.
Xhenxhefili ka efekt kundërinflamator, ndërsa hulumtimet kanë treguar që redukton simptomat e osteoartritit. Personat të cilët çdo ditë marrin ekstraktin e xhenxhefilit ndjejnë më pak dhimbje dhe në masë më të vogël marrin ilaçe kundër dhimbjeve.
Bademi. – Edhe pse bademi përmban mjaft kalori, nuk do të trashë sepse pjesa më e madhe e kalorive dhe yndyrave nuk absorbohen. Por kjo nuk është arsyeja kryesore për shkak të të cilës bademi përshpejton dobësimin. Proteinat dhe fibrat do t’ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe do ta rregullojnë oreksin.
Dihet që bademi është ushqim me indeks të ulët glikemik. Kjo do të thotë që nuk do të shkakton rënie dhe rritje të papritur të nivelit të sheqerit, pra as ndryshime të papritura të disponimit dhe dëshirën për ushqime.
Frutat i citrusit. – Vetëm një portokall do të sigurojë madje 120 për qind të sasisë së përgjithshme të rekomanduar ditore të vitaminës C. Vitamina C nuk shërben vetëm për forcimin e imunitetit, por edhe për dobësim, reduktimin e nivelit të radikaleve të lira dhe reduktimin e rrezikut nga krijimi i sindromës metabolike, grupi i gjendjeve mjekësorë të cilat shkaktojnë diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës.
Shkencëtarë kanë dëshmuar që vitamina C përshpejton shpërbërjen e yndyrave, me çka konsiderueshëm reduktohet ruajtja e tyre. Personat që çdo ditë marrin vitamina C kanë rrezik më të vogël nga krijimi i trashjes, transmeton koha.net.
Çokollata e zezë. – Çokollata e zezë është e shëndetshme, këtë e kanë treguar shumë hulumtime. Këtu mendojmë për çokollatën, e cila përmban të paktën 70 për qind të kakaos. Edhe pse nuk tingëllon si e vërtetë, konsumimi i përditshëm i çokollatës së zezë përshpejton dobësimin.
Më e mira është që çokollata e zezë rregullon disponimin, ndërsa efekti antioksidativ i saj redukton nivelin e radikaleve të lira në trup dhe parandalon krijimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe trashjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian