LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi thotë se Hashim Thaçi është njeriu më përçarës

Krasniqi thotë se Hashim Thaçi është njeriu më përçarës

Përgjegjësi dhe autori kryesor i akuzës në raportin e Dick Martit, e cila më vonë është bërë rezolutë e Këshillit të Evropës, është Hashim Thaçi, dhe si i tillë ai nuk është dashur të jetë as kryeministër në mandatin e dytë dhe as president, pasi që nuk ka akuzë më të rëndë që ka dëmtuar interesat politike të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Kështu ka thënë kryetari i Këshillit Kombëtar në Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, i cili theksoi se Thaçi fare nuk do të duhej të merrej me pastrimin e listave, pasi këtu ka përgjegjësi të madhe.

“Nëse ka një akuzë që për mua mund të jetë krejt e pabazë dhe një akuzë që është ngrit mbi dëshmi të rrejshme, siç është raporti i Dick Martit, përgjegjësi kryesor dhe autori kryesor i akuzës në raportin e Dick Martit, e cila më vonë është bërë rezolutë e Këshillit të Evropës, është Hashim Thaçi. Si i tillë, Hashim Thaçi nuk është dashur të jetë, nëse është nisur nga kjo logjikë, as kryeministër në mandatin e dytë dhe as president tash, pasi që nuk ka akuzë më të rëndë që i ka dëmtuar interesat politike të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, si brenda dhe në mënyrë të veçantë jashtë vendit. Ai këto gjëra nuk i ka bërë me kohë dhe tani në cilësinë e qytetarit të parë të Republikës së Kosovës, fare nuk do të duhej të hynte në këto tema, për të cilat ai ka përgjegjësi të mëdha”, tha Krasniqi.


Ndërsa, sa i përket deklaratave se kundërshtimi i Demarkacionit po bëhet për interesa politike nga opozita, Krasniqi thotë se nëse dikush po i përdorë marrëveshjet për interesat e tyre personale, ata janë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, e jo partitë opozitare.

“Nëse dikush vërtetë është duke e përdorur shënimin e kufirit me Malin e Zi, bile dhe marrëveshjet me Brukselin për qëllime politike, konsideroj që janë dy krerët e koalicionit qeverisës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, të cilët edhe njërën marrëveshje edhe tjetrën marrëveshje janë duke i përdorur për interesa të tyre personale, jo për interesa të vendit. Kurse, opozita është duke kundërshtuar edhe njërën marrëveshje edhe tjetrën, jo për interesa politike të subjekteve politike, por jemi të bindur se këto dy çështje janë më shumë se të dëmshme për qytetarët e Kosovës, për shtetin e Kosovës dhe të ardhmen e saj”, tha Krasniqi.

Tutje, deklaratën e Thaçit në lidhje me rolin unifikues të tij në raport me pozitën dhe opozitën, Krasniqi nuk e beson aspak, bilës ai e quan ish kolegun e tij partiak si person përçarës.

“Në kushte normale, presidenti do të mund ta luante edhe këtë rol, por mënyra se si është zgjedhur, duke qenë për shumë vite njeriu më përçarës në skenën politike të Kosovës, e ka vështirë edhe nga kjo pozitë ta ketë rolin e personit që e unifikon politiken në Republikën e Kosovës”, tha kryetari i Këshillit Kombëtar në Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi.

Këto reagime të Krasniqit vijnë pas deklaratës së Thaçit se në listat zgjedhore nuk duhet të jenë personat që janë nën hetime, deklaratës për demarkacionin me Malin e Zi, si dhe angazhimin e tij në lidhje me rolin unifikues në raport me pozitën dhe opozitën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori