LAJMI I FUNDIT:

Një i arrestuar në Mitrovicë për vjedhje të rëndë

Një i arrestuar në Mitrovicë për vjedhje të rëndë

Është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Rasti ishte raportuar gjatë muajit mars në njërin nga fshatrat e Mitrovicës, ku si cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi private, nga ku i dyshuari përmes thyerjes me forcë kishte depërtuar brenda në shtëpi, nga ku kishte vjedhur pajisje të ndryshme, një palë dylbi si dhe një armë të gjatë, të cilën ankuesi e posedonte me leje.

Hetimet e vazhdueshme kanë rezultuar që sot me datën 11 maj 2016, hetuesit policorë, tek i dyshuari B. H., 34 vjeçar, kanë konfiskuar armën dhe një palë dylbi, të cilat i dyshuari i kishte vjedhur në rastin e raportuar dy muaj më parë.

I dyshuari i është nënshtruar procedurës intervistuese që është zhvilluar në prani të avokatit, mbi dyshimet dhe provat e siguruara se i njëjti të ketë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, ku pas procedurave intervistuese të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori