“Kjo nuk është pozitë tipike për një politikan të majtë. Krijon përshtypjen sikur unë e sundoj qytetin”. Albin Kurti nuk ndihet mirë kur fotografi i bën atij një portret në katin e gjashtë të një ndërtese në Prishtinë, shkruan gazeta gjermane “Der Freitag” në një artikull të gjatë mbi zhvillimet në Kosovë gjatë muajve të fundit. Në lidhje me këto zhvillime gazeta e përjavshme ka biseduar me Albin Kurtin, figurën e vetme kredibile të opozitës së përçarë kosovare.
Kurti, vazhdon gazeta, duket i pakënaqur kur sheh poshtë në qytet autobusët e vjetër, të cilët ecin pas Mercedesëve dhe manovrojnë mes gropave të asfaltit, barakat e mjera, ku shërbehet kafe e lirë, skeletet e ndërtesave të larta dhe të rinjtë, të cilët ua lustrojnë këpucët burrave me kostume ose shesin cigare. Kosova e vitit 2016 në aspektin ekonomik është një gërmadhë, synimi për të dalë në dritë pas pavarësisë së vitit 2008 ka dështuar, por për këtë nuk bëhen aq merak elitat sunduese e Kosovës, shkruan “Der Freitag”. Për këtë ai është i gatshëm të shkojë deri në limit, për shembull duke gjuajtur me ve ose duke hedhur gaz lotsjellës në Parlament.
Në mesin e të rinjve kosovarë Albin Kurti, i cili duket si të ishte fëmijë i përbashkët i Mr. Beanit dhe Alexis Tsiprasit, gëzon imazhin e heroit të rrugëve, nënvizon gazeta nga Berlini. Aty ku të tjerët, pas fjalëve të mëdha, e lënë punën në gjysmë, Kurti e vazhdon – me aksione. “Protesta e qetë nuk është paqësore! Jo në një vend që udhëhiqet në mënyrë autokratike dhe mbështetet në diplomacinë ndërkombëtare, e cila qeveris. Protesta e qetë shndërrohet në karneval, me të cilin ata argëtohen”.
Gazi lotsjellës është shndërruar në Kosovë në armë kundër korrupsionit dhe marrëveshjes që kinse normalizon raportet me Serbinë. “Gazi lotsjellës hiqet për 30 minuta, kundër pasojave të kësaj marrëveshjeje ne do të luftojmë edhe pas 30 vitesh”, thotë Kurti. “Nuk duam segregacion dhe ndikim të Serbisë, por integrimin e të gjitha grupeve etnike në këtë Republikë”. Disa këtë e quajnë politikë nacionaliste, për Kurtin është angazhim antikolonialist. “Në Kosovë i kemi dy probleme thelbësore: korrupsionin që bën kërdi dhe veriut të ndarë mes shqiptarëve dhe serbëve. Korrupsioni, varfëria dhe varësia ekonomike janë pasojë e kësaj”. Kurti ankohet se bashkësia ndërkombëtare ka për qëllim vetëm ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe sigurisë, por jo edhe luftën kundër korrupsionit.
Vendi nuk e ka marrë veten nga privatizimet e bëra pas luftës. Janë shitur nja 600 ndërmarrje – shumica janë blerë nga politikanët e Kosovës-, ndërsa dhjetëra-mijëra njerëz kanë humbur vendet e punës, papunësia sillet rreth 50 për qind. Një jetë deri-diku normale mund të bëjnë vetëm ata që kanë familjarë në botën e jashtme, të cilët dërgojnë para në atdheun që po lëngon.
Hashim Thaçi, tani president i Kosovës, si kryetar i PDK-së në zgjedhjet e vitit 2014 kishte premtuar 200 mijë vende pune, por në vitin në vijim gati 100 mijë kosovarë kërkuan shpëtim nën strehën sociale të disa vendeve të BE-së. Kjo nuk flet për besimin e madh që ata kanë ndaj qeverisë, njofton gazeta në fund të artikullit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj