LAJMI I FUNDIT:

Trump: Për Sadiq Khan do të bëj një përjashtim

Trump: Për Sadiq Khan do të bëj një përjashtim

Kandidati për president të SHBA, Donald Trump ka deklaruar se është i gatshëm të bëjë një përjashtim për kryetarin e ri të Bashkisë së Londrës, duke iu referuar kështu propozimit të tij për ndalimin e ardhjes së myslimanëve në Amerikë.

Për shkak të besimit të tij, zoti Sadiq Khan kishte shprehur shqetësimin se nuk do të mund të vizitonte Shtetet e Bashkuara nëse zoti Trump zgjidhej president.

Më herët gjatë fushatës së tij Trump propozoi ndalimin e hyrjes në Amerikë për myslimanët, pas sulmeve të vitit të kaluar në Paris ku humbën jetën 130 persona.


Ai është kritikuar për këtë në Shtetet e Bashkuara dhe mbarë botën, por biznesmeni miliarder i qëndron vendimit të tij me argumentin se është i nevojshëm për sigurinë e Amerikës.

“Do të ketë gjithmonë përjashtime”, ka thënë Trump, duke u shprehur “i lumtur” që zoti Khan do të qeverisë Londrën. “Nëse ai bën një punë të mirë, ose një punë shumë të mirë, kjo do të ishte fantastike”, ka vijuar ai.

Khan, fëmijë i emigrantëve pakistanezë, është kryetari i parë mysliman i Bashkisë së Londrës, pasi mundi në zgjedhje rivalin konservator Zac Goldsmith.

“Unë dua të shkoj në Amerikë që të takohem dhe të vendos marrëdhënie me kryebashkiakët e atjeshëm, por nëse Donald Trump bëhet president nuk do të mund të shkoj për shkak të besimit tim”, kishte thënë ai gjatë fushatës. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori