LAJMI I FUNDIT:

Pacolli akuzon rëndë: Mimoza i largoi gratë nga AKR-ja

Pacolli akuzon rëndë: Mimoza i largoi gratë nga AKR-ja

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka quajtur të vogël ish-zëvendësen e tij, Mimoza Kusari -Lila, pasi ajo i bëri thirrje për të shkuar në partinë e re që ajo dhe deputeti Ilir Deda do ta themelojnë.

“Edhe pa Mimoza Kusarin kemi pasur vota. Ajo mos t’më thërret në partinë e saj, sepse ajo është shumë e vogël për mua në këtë rast”, ka deklaruar Pacolli në Subvencion të RTK’së.

Pacolli ka thënë se Kusari ka qenë e përkëdhelura e AKR-së, edhe pse ka ndikuar negativisht që të ikin njerëz nga partia, e jo të vijnë.


“Mimoza Kusari ka qenë e përkëdhelur në AKR. Prej ardhjes së saj asnjë grua nuk ka ardhur në AKR, pos që janë larguar masivisht….95 për qind e asamblistëve në Gjakovë nuk e kanë përcjellë Kusarin, sepse ajo është sjellur në mënyrë arrogante”, është shprehur ai.

Më herët gjatë ditës, Kusari ka demantuar Pacollin, i cili ditë më parë ka thënë se fushata zgjedhore e Kusarit ka kushtuar miliona euro, dhe të gjitha janë paguar nga AKR-ja.